Home KRYESORE Baballarët ju morën jetën, Bijtë kapitalin! Nga Artur Roshi

Baballarët ju morën jetën, Bijtë kapitalin! Nga Artur Roshi

Sot qeveria Shqiptare bëri me dije publikun se do të ngrijë dëmshpërblimet e ish te dënuarve politikë që ligji ju adreson trashëgimtarëve të tyre.

Me këtë vendim qeveria dënon me “Dënim Kapital”mbas vdekjes ish të përndjekurit politikë dhe gjatë jetës pasardhësit e tyre genetikë.
Baballarët ju morën jetën,bijtë kapitalin.

Ky veprim tinzar tregon intolerancën e burrecërisë qeveritare përballë peshës që krijon hija e sakrificës për liri e njerzve më vyrtuozë të kombit tonë.

Dëmshpërblimi i tyre nuk është lëmoshë apo asistencë sociale për njerëz të paintegruar në tregun e punës,por një medalje vlere për lirinë,për më të shenjtën gjë,që karakterizon modelin e sistemit demokratik.

Këtë shpërblim gati thjesht në kufijtë moralë,shoqëria shqiptare jua ka borxh ish të përndjekurve politikë në emër të premisave që krijuan me sakrificat e tyre ,për një jetë dhe të ardhme më të mirë.

Ky akt i rëndë i Qeverisë Shqiptare nuk lidhet thjesht me dëmshpërblimin simbolik të vuajtjeve të tyre,por me mëndësinë staliniste të rigjallëruar, që zotëron zhvillimin e sotëm të vendit në formën e pengut dhe rrezikon të nesërmen,si të ardhmen e fëmijve tanë.

Share: