Home KRYESORE Basha: Ja prova që duhet të kalojë me sukses LSI-ja

Basha: Ja prova që duhet të kalojë me sukses LSI-ja

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në emisionin Fakt në Syri.net se Edi Rama ka vendosur fatin politik në momentin që ka bërë paktin me krimin. Basha tha se tashmë i takon shqiptarëve që të bëjnë realitet një orë e më parë këtë fat politik të Ramës.

Basha theksoi se një qeveri pa Edi Ramën është një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nuk ka asnjë dilemë, qëllimi i PD dhe aleatëve të saj, LSI dhe çdokujt tjetër është largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Madje edhe socialistët ndjehen të turpëruar nga kjo gjendje. Në Kuvend ka deputetë të PS-së që ndjehen të turpëruar”, tha Basha.

Në vijim, kreu demokrat tha se Rama nuk mund të bëjë njëkohësisht edhe t’i shërbejë Shqipërisë dhe t’i shërbejë krimit, pasi ai ka bërë zgjedhjen e dytë.

Në lidhje me bashkëpunimin me LSI-së, Basha tha se ajo ka qenë në pushtet me Edi Ramën, por për fatin e mirë, ato janë vetëdijësuar për pjesën e tyre të përgjegjësisë, sikundër ka një angazhim total për t’u përballur me Ramën.

“Të paktën këtë kanë deklaruar deri më tani, tashmë protestat që do të vijnë janë një provë që ata duhet ta kalojnë me sukses. Ne duhet të çlirojmë qeverisjen, Shqipërinë, shoqërinë, familjen shqiptare nga krimi”, tha Basha. Sipas tij, çdo energji opozitare duhet të bashkohet pasi ky është një parakusht për të fituar betejën e të mirës ndaj të keqes./opinion.al

Share: