Home KRYESORE Burrë dhe Grua në krevat në orën 10 të darkës...

Burrë dhe Grua në krevat në orën 10 të darkës … nga Charles Bukowski

Më duket vetja si kuti sardelesh- tha ajo.
Më duket vetja si leukoplast- thashë unë.
Më duket vetja si panine me peshk ton- tha ajo.
Më duket vetja si domate e prerë me feta- thashë unë.
Më duket sikur do të bjerë shi –tha ajo.
Më duket sikur ka ndaluar koha- thashë unë.
Më duket sikur dera është hapur – tha ajo.
Më duket sikur do të të hyjë një elefant –thashë unë.
Më duket se duhet të paguajmë qiranë- tha ajo.
Më duket se duhet të gjesh punë-tha ajo.
Nuk më bëhet të filloj punë- thashë unë.
Më duket sikur për mua nuk të bëhet hiç vonë –tha ajo.
Mua më duket se duhet të bëjmë dashuri- thashë unë.
Më duket se kemi bërë shumë dashuri- tha ajo.
Më duket se duhet të bëjmë më shumë dashuri- thashë unë.
Më duket se kam një dëshirë të madhe për të pirë- tha ajo.
Më duket vetja si shishe Uiski- thashë unë
Më duket se do përfundojmë si dy pijanecë- tha ajo.
Më duket se ke të drejtë- thashë unë.
Më duket se do të heq dorë nga gjithçka- tha ajo.
Më duket se kam nevojë për një dush- thashë unë.
Edhe mua më duket se kam nevojë për një dush- tha ajo.
Më duket se duhet të ma lash kurrizin- thashë unë.
Më duket se ti nuk më do- tha ajo,
Më duket se të dua – thashë unë.
Më duket se ndiej atë gjënë brenda, tani- tha ajo.
Edhe mua më duket se ndien atë gjënë brenda, tani –thashë unë.
Më duket se tani të dua – tha ajo.
Më duket se tani, unë të dua më shumë- thashë unë.
Ndihem shumë mirë, kam dëshirë të bërtas- tha ajo.
Më duket se do të vazhdosh të bërtasësh për një kohë të gjatë- thashë unë.
Më duket se ti je në gjendje- tha ajo.
Më duket- thashë unë
Më duket- tha ajo.

Share: