Home KRYESORE Bushati: Ligji i luftës, çështja çame dhe marrëveshja e detit, pjesë e...

Bushati: Ligji i luftës, çështja çame dhe marrëveshja e detit, pjesë e negociatave me Greqinë

0

Ministri për Evrpën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati tregoi sot të gjitha çështjet që Shqipëria po negocion me palën greke. Bushati i ndau ato në 3 drejtime, paketa e luftës që përfshin edhe çështjen çame, çështjet e aktualitetit dhe sfidat e së ardhmes.

“Paketa e luftës është e qartë për secilin që përfshin pronat, çështjen çame, çështja e varrezave apo e vendprehjes së të rënëve, ushatarëve grekë gjatë luftës së dytë botrërore këtu e kështu me radhë. Së dyti, çështjet e aktualitetit, që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare, në rastin konkret pakicës kombëtare greke, me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Greqi, me çështjet konsullore, për të vazhduar me lejet e drejtimit të automjeteve, për të vazhduar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe çështja e tretë apo çështjet me një vështrim nga e ardhmja, çështjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen përfundimtare të regjimit kufitar”, tha Bushati në “Tonight Ilva Tare”.

Share:
Reklama juaj