Home KRYESORE Bushati në përurimin e “shtëpisë së re të shqiptarëve” në Milano

Bushati në përurimin e “shtëpisë së re të shqiptarëve” në Milano

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në ceremoninë e përurimit të selisë së re të konsullatës shqiptare në Milano. Ai u njoh nga afër me ambientet në këtë konsullatë si dhe bisedoi me qytetarët lidhur me përmirësimin e kushteve.

Ministri Bushati theksoi se konsullata në Milano, e cila “deri para pak vitesh ishte një gropë thithëse parash të bashkatdhetarëve”, sot është një seli moderne që ofron shërbime në mënyrë efikase dhe me kosto të reduktuar. Në këtë konsullatë marrin shërbime rreth 400 mijë bashkatdhetarë – vijoi ai dhe ka qenë detyrimi i qeverisë sonë për të modernizuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre”.

Kreu i diplomacisë theksoi se konsullata është “shtëpia e shqiptarëve”, jo vetëm për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta por edhe sepse ofron informacion dhe analizë rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe potencialeve të turizmit dhe ekonomisë për të tërhequr investimet e huaja.

Konsullata në Milano është cilësuar si model suksesi në kuadër të bashkëpunimit me Kosovën për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta.

Dixhitalizimi i shërbimeve është një sfidë për shërbimin diplomatik.

Në fillim të këtij viti është dixhitalizuar i gjithë aktiviteti i ofrimit të shërbimit konsullor nga Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë duke ofruar 36 shërbime online.

 

Share: