Home KRYESORE Çdo fund e ka një fillim të ri… Nga...

Çdo fund e ka një fillim të ri… Nga Antoine de Saint-Exupéry

Përktheu Elona Caslli

Është çmenduri t’i urresh të gjithë trëndafilat vetëm pse u shpove nga një gjemb,

t’i braktisësh të gjitha ëndrrat vetëm pse njëra prej tyre nuk u realizua,

të heqësh dorë nga të gjitha përpjekjet vetëm pse një here dështove.

Është çmenduri t’i dënosh të gjitha miqësitë vetëm pse njëra prej tyre të tradhtoi,

të mos besosh në dashuri vetëm pse një here të tradhtuan,

t’i flakësh tutje të gjitha mundësitë për të qenë i lumtur

vetëm pse diçka nuk shkoi mbroth.

Do të ketë gjithmonë një mundësi tjetër,

një miqësi tjetër,

një dashuri tjetër,

një force tjetër.

Çdo fund e ka një fillim të ri.

Share: