Home KRYESORE Çekia mbështet kryeprokuroren Arta Marku për rihetimin e CEZ

Çekia mbështet kryeprokuroren Arta Marku për rihetimin e CEZ

Ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludvai, i ka ofruar mbështetjen kryeprokurores Arta Marku përsa u përket hetimeve për ÇEZ-in.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Dosja për hetimin e privatizimit të OSHEE nga CEZ, do të rihetohet nga prokurori Ardian Braho.

Atij i ka kaluar kjo dosje, pas hedhjes së shortit.

Hetimi për privatizimin e CEZ është ndjekur nga Alma Brati, por ajo vendosi që në mënyrë skandaloze, ta mbyllte dosje.

Vendimi i Bratit u rrëzua nga Gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi të kryhen hetimet dhe të merren në pyetje personat e kallëzuar nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Karaj, dhe nga komisioni parlamentar për hetimin e CEZ.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Karaj, për të mos mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ.

Tashmë hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga Komisioni Hetimor.

Dosja “CEZ” konsiderohet si një ndër dosjet më të nxehta hetimore, ku janë përfshirë politikanët më të rëndësishëm në vend dhe fëmijët e tyre.(TemA)

Share: