Home KRYESORE Donal Lu tha: politikanët të mos fajësojnë te huajt, por te ndertojne...

Donal Lu tha: politikanët të mos fajësojnë te huajt, por te ndertojne dialog politik, por Ai nuk flet kur Rama thotë se pranon çdo gjë nëse e mbështesin ambasadoret!

Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj Ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate theksoi se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës!

Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Ne fakt, ambasadori Lu u bëri thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”, por Ai duhet edhe te pronuncohet ne rastet konkrete kur ne dialogun politik te veshtire qe ndertohet ne Tirane, kryeministri Edi Rama e bllokon duke thene se opozita duhet te marre konsensusin e nderkombetareve edhe ai do ta propnoje propozimin e Opozites!

Duhet thene se, ne te tilla raste ambasadori i Vendit me Mik dhe Aleat te Shqiptareve, Amerikes pra, nuk para pronuncohet ndersa shpesh here ka tejkaluar edhe kufijte diplomatik duke protestuar me militante partish politike!

Sot, Petrit Vasili kryetari i grupit parlamentar te LSI i kerkoi dy ambasadoreve te USA dhe BE, respektivisht Donald Lu dhe Romana Vllautin, te prononcohen ndaj injorimit qe ju be ONM-se, institucionit me te rendësishem ndërkombëtar te Reformës ne Drejtësi, propozimet se ciles u injoruan nga shumica socialiste ne parlament.

Me sa duket ambasadori Lu ka zgjedhur per pergjigjet ne menyre te pergjithshme dhe jo konkretisht! Arsyen e di sigurisht Ai vete! Ndersa ambasadorja e Delegacionit te Komisionit Europian sigurisht qe nuk pergjigjet! Ajo ka kohe qe shfaqet shume pak ne vemendje te publik politik dhe shoqeror!

Share: