Home KRYESORE Edi Rama e shpalli në kërkim, Sonila Meço e fton në emisionin...

Edi Rama e shpalli në kërkim, Sonila Meço e fton në emisionin e parë në “Top Channel”

0

Gazetarja Sonila Meço po përgatitet për rikthimin në ‘Top Channel’, që sipas të gjitha gjasave do të quhet ‘True Story’. Meço ka qenë në Londër ku është takuar me ish-pronarin e ‘Agon Channel’, Francesco Becchetti, i cili pritet të jetë i ftuari i saj i parë.

“Në Londër për True Story”, shkruan gazetarja, e cila publikon edhe këtë foto.

Francesco Becchetti u shpall në kërkim nga Policia e Shqipërisë, në 2015-n, pak pasi pushteti i kishte mbyllur televizionin. Kryeministri Edi Rama ishte një prej figurave kryesore që nxiti publikisht shpalljen në kërkim të biznesmenit italian./politiko.al/

Screenshot 5

Share:
Reklama juaj