Home KRYESORE Flamuri turk në HEC/ Deputeti socialist policisë e prokurorisë: Ndiqni penalisht firmën...

Flamuri turk në HEC/ Deputeti socialist policisë e prokurorisë: Ndiqni penalisht firmën turke, jo mirditorët.

0

Protesta e banorëve të Mirditës, të cilët prishën flamurin turk në HEC-in e Qafë Mollës është mbështetur nga deputeti socialist, Pjerin Ndreu.

ne fakt, përmes një statusi në facebook ai shkruan se duhet proceduar penalisht firma turke e cila nuk kishte leje për të vendosur flamuj, dhe jo mirditorët që ishin në të drejtën e tyre.

Sipas tij, këto simbole në Mirditë nuk janë lejuar as nën perandorinë osmane që pushtoi Shqipërinë për 500 vjet. Reagimi vjen pas lajmit se ka nisur procedimi penal ndaj 60 personave të cilët protestuan në mënyrë të paligjshme.

Ata akuzohen nga prokuroria edhe për shkatërrim prone.

Më poshtë statusi i plotë i Pjerin Ndreut në facebook

“Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, por per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te Ndertimit pa Leje, keshtu qe duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu ! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj!”.

Share:
Reklama juaj