Home KRYESORE Gjërat që kam mësuar në jetë… nga Paolo Coelho

Gjërat që kam mësuar në jetë… nga Paolo Coelho

0

Përktheu Elona Caslli

Këto janë disa nga gjërat që kam mësuar në jetë.

Kam mësuar se

Se nuk ka rëndësi sa i mirë është një njeri. Herë pas here do të të lëndojë dhe prandaj ti duhet ta falësh.
Se duhen vite për ta fituar besimin dhe pak sekonda për ta humbur.
Se nuk kemi pse të zëmë miq të rinj, nëse e kuptojmë se miqtë e vjetër mund të ndryshojnë.
Se rrethanat dhe ambienti ndikojnë tek ne, por tek e fundit ne kemi përgjegjësi për veten tonë.
Se duhet t’i kesh nën kontroll veprimet e tua, përndryshe veprimet do të kontrollojnë ty.

Kam mësuar

Se heronjtë janë njerëz që kanë bërë gjënë e duhur duke i marrë parasysh pasojat.
Se durimi do shumë praktikë.
Se ka njerëz që na duan,por nuk dinë si të na e shprehin.
Se njeriu që mendojmë se do të na jape goditjen e fundit kur biem, është shpesh njeriu që na ndihmon të ngrihemi përsëri.
Se nëse dikush nuk të do, ashtu siç ti do të doje të të donin, nuk do të thotë aspak se nuk të do me gjithë shpirt.
Se është tragjike t’i thuash një fëmije se ëndrrat nuk vlejnë.
Se nuk mjafton që vetëm të tjerët të të falin, pasi në shumë raste duhet edhe ti ta falësh veten tënde.
Se nuk kanë kurrfarë rëndësie copat e thyera të zemrës tënde. Bota nuk ndalet. Ajo nuk të pret sa ta ngjitësh zemrën.
Se ndoshta Zoti do që të takojmë ca njerëz të mbrapshtë, që kur të takojmë njeriun e mbarë, t’i jemi mirënjohës për dhuratën.
Se kur porta e lumturisë mbyllet, hapet një portë tjetër, por harxhojmë aq shumë kohë duke parë portën e mbyllur sa nuk e vëmë re se një portë tjetër është hapur.
Se miku më i mirë është ai, me të cilin mund të rrish ulur tek dera e shtëpisë dhe të ecësh pa thënë asnjë fjalë dhe kur largohesh e ndjen se ishte biseda më e bukur e jetës tënde.
Se është e vërtetë se vlerën e diçkaje e mësojmë pasi e humbasim dhe mungesën e diçkaje vetëm pasi vjen.
Se duhet një minutë për ta fyer dikë, një orë për t’i hyrë në zemër, një ditë për ta dashur dhe një jetë për ta harruar.

Mos u josh nga pamja e jashtme, mund të të mashtrojë.
Mos kërko shëndetin pasi edhe ai mund të dobësohet.
Kërko dikë që të bën të qeshësh sepse një ditë e mbrapshtë merr shkëlqim me një buzëqeshje
Gjej dikë që e bën zemrën tënde të qeshë.
Ka çaste në jetë që ndjen aq mall për dikë sa të vjen ta nxjerrësh nga kujtimet dhe ta përqafosh.
Ëndërro çka do, shko kudo, ji çka do, sepse ke vetëm një jetë dhe vetëm një mundësi për të bërë gjërat që do.
Brenda vetes ke aq lumturi sa të jesh i sjellshëm, aq vuajtje sa të jesh i fortë, aq dhimbje sa të jesh njeri dhe aq shpresë sa të jesh i kënaqur.
Vendosu gjithmonë në vend të tjetrit. Po u ndjeve ngushtë në vendin e tij, kuptoje se edhe ai tjetri ashtu ndihet.
Njerëzit më të lumtur jo domosdoshmërisht kanë gjithçka në jetë, por nxjerrin më të mirën nga gjërat me të cilat përballen gjatë rrugës.
Dashuria fillon me një buzëqeshje, rritet me një puthje dhe mbaron me një çaj.
E ardhmja më e mirë ndërtohet mbi të shkuarën e harruar. Nuk mund t’ia dalësh mbanë në jetë, po nuk ia le dhimbjet dhe dështimet të shkuarës.
Kur linde, ti qaje dhe të gjithë pranë teje qeshnin.
Jetoje jetën tënde në mënyrë të tillë që, kur të vdesësh, ti të jesh i vetmi që qesh ndërsa të gjithë pranë teje qajnë.

 

Share:
Reklama juaj