Home KRYESORE Gjyqi i Shullazit, i pandehuri i kanoset Prokurores: E di mirë ti...

Gjyqi i Shullazit, i pandehuri i kanoset Prokurores: E di mirë ti pse jam unë në burg

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin i cili nuk ka qenë vetë i pranishëm. Mes debateve të ashpra prokuroria ka paraqitur provat shkresore e ndërsa janë kundërshtuar nga pala mbrojtëse. Prokuroria ka deklaruar se fillimisht u hetuan dy grupe kriminale, hetime këto të cilat nisën në muajin shkurt të viti 2016.

Në këtë material sipas prokurorisë policia e shtetit kishte referuar emrat e Emiliano Shullazit, Lul Berishës dhe Plarent Dervishi. Prokuroria sqaroi se hetimet u veçuan dhe për Emiliano Shullazin ato vazhduan deri në arrestimin e tij me akuzën e shantazhit dhe kërcënimit të rektorëve.

Avokati i të akuzuarve tha se prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga google.

E ndërsa prokurorja Elizabeta Imeraj iu përgjigj duke I kërkuar palës mbrojtëse të mos bëjnë rolin e inspektorëve të prokurorisë.

Në debat është përfshirë edhe një nga të akuzuarit Gilmando Dani i cili ka ngritur pretendimet se po mbahen pa asnjë arsye në burg për gati 2 vjet.

Gilman Dani: Po mbahemi dy vite në burg kot

Imeraj: Spo të mban prokuroria, je në burg me vendim gjykate apo nuk ta kanë shpjeguar avokatët?

Dani: E di mirë ti pse jam unë në burg. / Panorama

Share: