Home KRYESORE Horoskopi, 07 janar 2018

Horoskopi, 07 janar 2018

0

Dashi

Sot përsëri qielli është “i juaji, prandaj edhe pritet një tjetër ditë e mirë në shumë aspekte të jetës së përditshme. Hëna pozitive këtë radhë stimulon raportet ndërpersonale, ndonëse jeni paksa nopranë.

Demi

Kuadri yjor duket më i errët sot, çka do të thotë se edhe ju nuk do të jeni edhe aq brilantë në idetë apo zgjedhjet që do të bëni. Edhe në planin sentimental jeni disi të pezmatuar dhe qejfprishur.

Binjakët

Edhe për të lindurit e kësaj shenje në kuadrin yjor duket një kthesë pozitive, nga e cila duhet të përfitojnë për të sistemuar gjërat që kanë ngelur disi pas dore. Erosi le pak për të dëshiruar.

Gaforrja

Do të jetë Mërkuri në shenjë ai që jo vetëm do t’ju ndriçojë mendjen, por edhe do t’ju ripërtërijë forcat dhe energjitë. Nuk duhet t’i merrni lehtë gjërat që për ju kanë shumë rëndësi.

Luani

Situata yjore është në përmirësim e sipër, ndonëse duket se edhe për pak kohë mund të jeni “peng” të një Marsi “agresiv”, nga i cili i keni edhe ato shenja egoizmi që manifestoni në ndonjë rast.

Virgjëresha

Vazhdoni të jeni nën ndikimin e peshës së rëndë të Marsit, që sot duket se “zhvleftëson” disi edhe ndikimin e Saturnit. Një Hënë e mirë bën që të keni gjykim të shëndoshë.

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e Saturnit, megjithëse jo e plotë do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë për të arritur me çdo kusht synimet tuaja. Mirë edhe sfera e dashurisë.

Akrepi

Fakti që ndikimi i Marsit ka filluar të jetë gjithnjë e më i zbehtë do të thotë se edhe ritmet frenetike të ditëve të shkuara janë në rënie. Një reagim i pamenduar mund t’ju prishë punë.

Shigjetari

Kuadri yjor është i “populluar” me shumë planetë pozitivë prandaj parashikohet një ditë mjaft e mirë në shumë drejtime. Fryma bashkëpunimit duhet stimuluar në raportet ndërpersonale.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të asistuar nga një Hënë veçanërisht pozitive, e cila i bën ata romantikë, por edhe shumë të ndjeshëm dhe humanë. Kujdes për anën financiare.

Ujori

Një kuadër yjor jo edhe aq i ngarkuar nuk do të thotë se do të jeni edhe ju të lirshëm e të qetë. Përkundrazi, mjafton “pesha e rëndë” e Marsit për ta ndjerë ngarkesën e një dite impenjative.

Peshqit

Ndjeheni të lodhur dhe kjo është e kuptueshme pas një periudhe të kaluar me shumë intensitet në planin profesional. Sidoqoftë, edhe pak durim sepse nuk është akoma momenti për të pushuar.

Share:
Reklama juaj