Home KRYESORE Horoskopi, 19 janar 2018

Horoskopi, 19 janar 2018

Dashi

Tani duket se ditët tuaja do të jenë më të tensionuara, me shumë preokupime, pasi për këtë ndikon shumë edhe pozicioni i ri i Marsit. Për fatin tuaj të mirë, dita do të jetë çtensionuese.

Demi

Një kuadër yjor në rritje do të bëjë që edhe ju të jeni në një fazë “crescendo” në të gjitha nivelet, por veçanërisht në aspektin e raporteve me të tjerët. Dita pritet të jetë mjaft e këndshme.

Binjakët

Në aspektin profesional keni më shumë se një arsye për të mos qenë të kënaqur, por është një periudhë kalimtare. Megjithatë, duhet të gjeni mënyrën për tu imponuar. Por mendoni më mirë për fundjavën.

Gaforrja

Yjet tuaj të mirë Janë Merkuri dhe Urani, mbështetja e të cilëve mund t’jua hapë një perspektivë të re në planin profesional. Për raportet ndërpersonale Aferdita ju jep një shans të ri.

Luani

Do të jeni në pushtetin e një Hëne sot dominuese e cila do t’ju shoqërojë gjatë gjithë këtyre ditëve, prandaj do të jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Kujdes me sëmundjet e stinës.

Virgjëresha

Janë shumë gjëra që kanë ndryshuar, prandaj duhet të tregoheni pak më koherentë me një realitet të e ri. Hëna ju bën paksa skeptikë, por kjo nuk do t’ju pengojë të jeni brilant në ide dhe krijimtari.

Peshorja

Vazhdon ritmi marramendës i imponuar nga”planeti i kuq”, por kujdes sepse nga ana tjetër rrit tensionet e krijon mundësi për mosmarrëveshje me të tjerët, përfshi edhe familjarët. Erosi pozitiv.

Akrepi

Me Mërkurin tashmë plotësisht në një orbitë pozitive e harmonizuese do të keni më shumë se një mundësi për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja profesionale. Për partnerin duhet të mendoni më shumë.

Shigjetari

Edhe pse kuadri yjor nuk është nga më të mirët për ju, Mërkuri e Urani sikur ia zbehin pak forcën, optimizmi juaj është për t’u marrë për model. Në dilemë për të kaluar fundjavën? Le ta zgjedhë partneri.

Bricjapi

Pas të përpjetave (dhe ju jeni munduar shumë duke u ngjitur) vijnë tatëpjetat, por kujdes sepse tani mund ta pësoni nga dëshira për të arritur sa më shpejt objektivin. Hëna e bën të këndshme fundjavën.

Ujori

Eshtë një periudhë qetësi, e cila duket se do të vazhdojë të mbetet njëlloj edhe për disa ditë të tjera. Keni kohë për të ideuar diçka për të ardhmen, por pa lënë pas dore gjërat e ashtuquajtura të vogla.

Peshqit

Jeni nën një kuadër yjor shumë të favorshme, prandaj përpiquni të merrni maksimumin nga mbështetja totale e yjeve. Një mosmarrëveshje e vogël nuk duhet të kompromentojë marrëdhëniet me partmerin

Share: