Home KRYESORE Ikja nga LIBRA jo rastesore!? BEN BLUSHI MERR OFERTËN PËR TU BËRË…

Ikja nga LIBRA jo rastesore!? BEN BLUSHI MERR OFERTËN PËR TU BËRË…

Dje, lajmi që tërhoqi vemendjen e publikut, ishte padyshim ai i largimit të Ben Blushit nga kreu e Libras, partisë që ai themeloi shumë pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe largimi i plote sic shkruante vete Blushi nga Politika.

Pati shume habi nga ky zhvillim, por duket se nuk paska qene aq rastesor dhe po me kete percaktim duket se ai deklaroi se largohet përkohësisht nga politika.

Blushi, i cili vendosi të largojë politikën nga artet e tij, siç ai shprehet në letër, mesa duket ka planifikuar të fusë tek këto arte, atë që ka qenë gjithmonë aty, por jo në vijë të parë, gazetarinë dhe ku ne fakt formalisht nuk duhet te jesh politikna edhe pse do merresh vecse me politike.

Sipas informacioneve te Hapur.al, thuhet se Ben Blushi do bëjë rikthimin e madh në botën e gazetarisë, në vendin që e lançoi dhe i dha famë në kohën kur drejtonte gazetën “Koha jonë”, si një gazetar dhe drejtues i suksesshëm dhe se ai do rikthehet ne gazetari për të qenë Drejtor i Informacionit në “Top Channel”, në ekranin i cili po mbledh forcat dhe burimet njerëzore per te qene politikisht me i imponueshem.

E në këtë rast, kush më mirë se Blushi mund ta kryente këtë punë? Padyshim që ka mjaft kuriozitet për ta parë Blushin në këtë funkson të ri, ku gjithsesi ai do bëjë atë që ka bërë gjithë këto vite, do merret gjatë gjithë kohës me politikë dhe sigurisht qe do te paguhet shume mire…!

Share: