Home KRYESORE “Ikni po shembet pallati”, banorët e Gjirokastrës shohin tmerrin me sy (video)

“Ikni po shembet pallati”, banorët e Gjirokastrës shohin tmerrin me sy (video)

0

Një pallat i tërë është boshatisur gjatë mbrëmjes së djeshme, pas alarmit se objekti po shembet. Toka në kodrinën ku është ndërtuar pallati ka pësuar çarje të mëdha për aryse ende të panjohura. Kësisoj banorët kanë lënë shtëpinë dhe e kanë kaluar natën nëpër makina.

Në këtë pallat banojnë 18 familje që po presin rezultatet zyrtare të ekspertizës nëse duhet të kthehen apo jo në banesa. Shumë prej tyre treguan revoltë ndaj ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore që ishin sot në terren.

“Ne dje kemi fjetur jashtë, askush nuk na ka kthyer përgjigje, nuk kemi kë të pyesim. Vijnë këtu, shohin situatën dhe ikin”, shprehet një prej banorëve.

Nënkryetari i bashkisë Vangjel Muço tha se gjendej në terren për të shoqëruar në tjetër ekspert të mbërritur nga Shërbimi Kombëtar Gjeologjik dhe se bashkia nuk është ende gati të japë përgjigje për situatën pa dalë përfundimi i vlerësimit të situatës.

“Grupi ka ardhur që në mëngjes dhe tani kanë filluar nga rikonjucioni i gjendjes. Askush nuk mund t’u japë rekomandime banorëve pa patur një konkluzion nga studimi”, u shpreh Vangjel Muço, nënkryetar i bashkisë.

Shërbimit Gjeologjik kërkon që banorët të largohen dhe situata të trajtohet si emergjencë e kategorisë së lartë. “Rrëshqitja është në aktivitet. Ne e kemi monitoruar situatën dhe e shikojmë që rrëshqitja ka avancuar”, u shpreh Çano Nora për TCH.

Rrëshqitja mendohet të jetë provokuar nga një gërmim për një ndërtim në fundin e kodrës mbi të cilën janë vendosur banesat, por ekspertët thonë se situata ishte e rrezikshme edhe para ndërtimit pasi prej vitesh zona ishte e klasifikuar si e papërshtatshme për ndërtime./opinion.al

Share:
Reklama juaj