Home KRYESORE Ja si do të jenë reshjet sot në të gjithë Shqipërinë

Ja si do të jenë reshjet sot në të gjithë Shqipërinë

Moti sot do të jetë i shoqëruar nga vranësirat dhe reshjet e shumta. Sipas Meteoalb fundjava do të vazhdojë të jetë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit ndërsa dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit.

Dita e dielë do të nisë me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato Lindore.

Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat Lindore dhe kryesisht Juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore.

Share: