Home KRYESORE Kontrabandë armësh, alkooli dhe fildishi, kjo është pasuria e çmendur e Kim...

Kontrabandë armësh, alkooli dhe fildishi, kjo është pasuria e çmendur e Kim Jong Un

Kim ka mbajtur botën në ethe pasi vendi i tij ka kryer më shumë se 80 teste raketore balistike ose bërthamore nën sundimin e tij.

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, i cili festoi ditëlindjen e tij të 34 të hënën, ka rritur tensionet globale dhe ka përshkallëzuar rrezikun e konfliktit me SHBA-të.

Diktatori ka paralajmëruar se “butoni bërthamor” është gjithnjë në tavolinën e tij dhe paralajmëroi SHBA-të se forcat e tij bërthamore janë “të kompletuara”, në fjalimin e Vitit të Ri.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, iu kundërpërgjigj, duke shtuar se “butoni bërthamor” në Uashington është “shumë më i madh dhe më i fuqishëm” se ai i Koresë së Veriut.

Kim Jong-un është lideri suprem i Koresë së Veriut që nga viti 2011. Ai thuhet se është një shpenzues i madh. Por sa është vlera e pasurisë së diktatorit të Koresë së Veriut?

Duke pasur parasysh se Koreja e Veriut është një nga vendet më sekrete në botë, është e pamundur të thuhet se cila është me saktësi pasuria e Kim Jong-un.

Gjithsesi “The Squander” ka vlerësuar se – bazuar në statistikat nga OKB dhe raportet e shpenzimeve – se vlera neto e pasurisë së Kim Jong-un në vitin 2018 është rreth 7-10 miliardë dollarë.

Siç thuhet më tej, miliarderi mburret me një mënyrë jetese ekstravagante, dhe ka nevojë për fonde të konsiderueshme për ta paguar për të.

Si i fiton ai ato para?

Pjesë të mëdha të parave që fiton Kim vjen nga burimet shtetërore, trafikimi i paligjshëm i fildishit nga Afrika dhe kontrabanda e alkoolit, shkruan “The Squander”.

Shumica e aseteve të tij janë në llogari bankare të vendosura në të gjithë botën – përfshirë Amerikën Qendrore, Evropën dhe Azinë – dhe janë hapur nën emra të ndryshëm.

Po sipas mediave, një hetim amerikano-koreanojugor në vitin 2013 zbuloi se 200 llogaritë bankare të Koresë së Veriut ishin të lidhura me eksportet e drogës, para të falsifikuara dhe armë të shkatërrimit në masë.

Si i shpenzon paratë Kim Jong-un?

Nuk dihet shumë për jetën luksoze të Kim në Korenë e Veriut, dhe shumica që është mësuar janë nga ata që kanë braktisur këtë vend, si dhe nga ylli i basketbollit, Dennis Rodman.

Besohet se tirani i Koresë së Veriut ëdhe pasardhësi i Kim Jong-il shpenzon 600 milionë dollarë çdo vit.

Sipas njoftimeve të dhëna nga mërgimtarët e Koresë së Veriut, udhëheqësi suprem shpenzon çdo vit 30 milionë dollarë, vetëm për alkool.

Ai jeton një jetë superluksoze dhe thuhet se gëzon një superjaht ku në mbrëmje shkon të degustojë verë dhe djathë.

Diktatori thuhet se ka në dispozicion një superjaht prej rreth 7 milionë dollarë, disa limuzina të shumta të Mercedes-it plus një vendpushim privat skish.

Kim gjithashtu shtohet se ka në dispozicion një ishull – të quajtur “Ibiza e Koresë së Veriut” – ku ai zbavit simpatizantët e tij.

Sipas të dhënave, shumica e parave të tij përdoren për të blerë sende të shtrenjta për vete ose “për të blerë besnikërinë e zyrtarëve të lartë”.

Diktatori ka shtëpi të shumta, por në Phenian, ai thuhet se ka një kinema prej 1000 vendesh.

Ndërsa Kim gëzon një jetë tepër luksoze, koreano-veriorët jetojnë në varfëri pas viteve sanksionesh.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së vlerësoi se 4.4 milionë koreanë të Veriut janë në një “gjendje krize, emergjence dhe urie”.

Sa vjeç është ai?

Sipas autoriteteve të Koresë së Veriut, Kim ka lindur më 8 janar 1982.

Megjithatë, zyrtarët e shërbimit të fshehtë të Koresë së Jugut besojnë se ai ka lindur një vit më parë.

Legjenda e “Chicago Bulls”, Rodman, i cili është mik i diktatorit, mbështet këtë tezë dhe thotë se ai ka lindur më 8 janar 1983.

Kjo do të thotë se Kim u bë 34-vjeç këtë javë. /360grade.al 

Share: