Home KRYESORE Kryemadhi-aleatëve të PD: Mos u shqetësoni, nuk e duam emrin në lista

Kryemadhi-aleatëve të PD: Mos u shqetësoni, nuk e duam emrin në lista

0

Faktorizimi i LSI-së në protestën e opozitës duket se ka shqetësuar aleatët vjetër të PD, ndaj Monika Kryemadhi iu është përgjigjur publikisht duke thënë se LSI-ja ka kandidatët e saj dhe nuk do që të fusë emra në listën e PD-së.

“LSI ka peshën e vet ne elektorat. LSI ka mandatet e veta, aleatet e PD të qetësohen se LSI ka listen e vete dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD. Sot ka nevoje për çdo grimce opozitare. Ne nuk duam mandate qyl nga PD, thënë kjo, aleatët e PD-së duhet të qetësohen. LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare. Rama nuk e merr dot peng opozitën. Rilindja eshte nje sekt kriminal nuk ka lidhje me PS”, u shpreh ajo në një interviste ne News 24.

Share:
Reklama juaj