Home KRYESORE “Ku vizitoheni ju zoti Kryeministër”? Komentuesit “masakrojnë” kryeministrin Rama

“Ku vizitoheni ju zoti Kryeministër”? Komentuesit “masakrojnë” kryeministrin Rama

Mëngjesin e kësaj të premteje, Edi Rama e ka nisur me një postim në FB, ku përmes një videoje na tregohen arritjet e shëndetësisë gjatë qeverisjes së tij.

Një video e kuruar dhe e montuar me kujdes, në të cilën shihen mjekë dhe pacientë “të lumtur” nga sistemi duket se i ka irrituar komentuesit në faqen e Kryeministrit.

Shumë prej tyre e konsiderrojnë reklamë dhe fallco gjithçka thuhet në video, ndërsa denoncojnë përvojat e tyre aspak pozitive në spitalet shqiptare.

Disa nga komentet

Cilen shendetesi??para 3 ditesh I dergova babait tim 1 makineri qe prodhon oksigjen se ai e ka te domosdoshme..ne dogane Ne Rinas i kerkuan vellait 45 mije leke te reja
I them vellait mos ju a paguaj hajduteve..lere te vije mrapsht!!ju keni interes 0 per popull ..dhe ne qe jetojme ne mergim po ju a shohim sherrin..leri ma ato qe jetojne atje..verefikoje se eshte e fresket!!makinerin e te gjorit baba atje e ke ne dogane!!

 Jam kurioze te di se ku vizitoheni ju z.KM dhe familja juaj! 
sepse kam pershtypjen se pervec se per te shkuar per inagurime per gje tjeter nuk shkoni ne spitale, keshtu qe nuk jetoni me realitetin! 
Suksese ne videot e bukura te ores 08.00 a.m.

Fallco i ke te gjitha. Te vesh per vizite te mjeku apo ne urgjence skandalizohesh

O Zoteri e dim qe shendetesia nuk ka per t’u ber ndonjeher. Po pyetja eshte: pse mosha e pensioneve rritet cdo vit? Apo qe shqiptaret mos ta shijojn asnjeher pensionin?/opinion.al

 

2
Share: