Home KRYESORE Kujdes nëse lëvizni në rrugën e kombit. Shkëmbi 3 tonësh rrezikon rënien

Kujdes nëse lëvizni në rrugën e kombit. Shkëmbi 3 tonësh rrezikon rënien

0

Një banesë dhe vetë rruga e kombit në afërsi të fshatit Klos rrezikohen nga një shkëmb 3 tonësh. Alarmin e ka bërë publik Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë. Në njoftimin e dhënë nga policia bëhet e ditur se mbi dy tarracat mbrojtëse të autostradës Rrëshen – tuneli Kalimash, nga reshjet e rëna kohët e fundit, kanë rrëshqitur gurë e dhera. Në mes të këtyre rrëshqitjeve gurësh është edhe një 3 ton, që rrezikon të bjerë në autostradë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në mjete e njerëz. Rënia e këtij guri rrezikon edhe banesën e shtetasit Gjon Ndrec Lleshi, për të cilin po merren masa për evakuim.

Qarkullimi i mjeteve në rrugë vazhdon normalisht thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jep siguri për jetën e drejtuesve të mjeteve. Në këto kushte është kërkuar ndërhyrje urgjente për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm që mund të shkaktonte pasoja të rënda. Megjithëse është paralajmërur rreziku i rënies së këtij shkëmbi, shtabi i emergjencave civile në Prefekturën e Lezhës nuk i ka bërë asnjë koment kësaj situate dhe masave të mundshme që mund të merren për të eleminuar këtë problem me rrezik për jetën e drejtuesve të mjeteve që lëvizin përgjatë rrugës së kombit./publik.al

Share:
Reklama juaj