Home KRYESORE Kundër inceleratorit, banorët e Mbrostarit përplasen me policinë

Kundër inceleratorit, banorët e Mbrostarit përplasen me policinë

Një protestë është duke u zhvilluar në këto momente (ora 10:50) në fshatin Verri të Mbrostarit në Fier. Banorët janë ngritur sërish kundër inceleratorit të plehrave.

Gjatë protestës ata kanë bllokuar makineritë e firmës që po kryen ndërtimin, ç’ka çoi në ndërhyrjen e policisë. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Opinion.al banorët nuk janë zbrapsur duke u përballur me uniformat blu.

“Ndërtimi i impiantit të djegies së plehrave do të na helmojë ne dhe tokat tona”, shprehen banorët të revoltuar. “Nuk na pyetën, nuk duam që impianti të ndërtohet këtu”, janë shprehur ata të revoltuar. Në protestë ka dalë gjithë fshati, burra, gra e fëmijë./opinion.al

Share: