Home KRYESORE Lajm i Fundit, Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, raportohen disa të plagosur…

Lajm i Fundit, Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, raportohen disa të plagosur…

Tritoli tronditi Shkodrën paraditen e sotme. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 në lagjen Rus, zona e tregut siç njihet ndryshe.

Nuk dihet ende objektivi i atentatit, por nga pamjet shihet se janë dëmtuar biznese të shumta dhe një makinë. Tre persona mbeten të plagosur dhe janë transportuar në spital. Ende nuk dihet se kush ishte objektivi i këtij atentati, pasi shpërthimi ka ndodhur në një zonë tejet të populluar që njihet si zona e tregut.

Nga pamjet duket se janë dëmtuar disa biznese por edhe një automjet fuoristradë e nje motor ne pronesi te Lulzim Kulla i cili raportohet me precedente kriminale.

Share: