Home KRYESORE Liperi: Çmimet në Rinas të larta, Gjiknuri: Na thoni faleminderit që çliruam...

Liperi: Çmimet në Rinas të larta, Gjiknuri: Na thoni faleminderit që çliruam hapësirën ajrore

Gazetarja Ornela Liperi në studion e “Tonight Ilva Tare” tha se dy vjet pas rishikimit të kontratës me koncesionarin e Rinasit, aeroporti i Kukësit nuk është hapur dhe çmimet vijojnë të jenë të larta.

Ministri Gjiknuri paralajmëroi se do të rishikohet sërish kontrata me kompaninë, duke theksuar se do të ketë një valë të re bisedimesh.

Pjesë nga deklarata:

Liperi: Më 1 prill 2016 u nënshkrua kontrata me Rinasin në këmbim të hapjes së aeroportit të Kukësit, duke iu zgjatur dy vjet kontrata. Sot Kukësi nuk është asgjëkundi. Kompania ka 40% normë fitimi, çmimet janë të larta. A mban njeri përgjegjësi?

Gjiknuri: U krijua mundësia që të ndërtohet një aeroport i ri në Shqipëri. Të paktën thoni faleminderit kësaj qeverie. E “liroi nga burgu” hapësirën shqiptare.

Tare: Një qeveri socialiste e kishte dhënë atë eksluzivitet.

Gjiknuri: Në kontratën aktuale me Rinasin, brenda klauzolave do të kërkojmë balanacën e drejtë të kontratës për të parë investimet, fitimet që ka ajo kompani dhe detyrimet për uljen e çmimeve. Shumë shpejt do të dëgjoni që me koncesionarin e Rinasit do të keni një valë bisedimesh.

Liperi: Kukësi ka dalë nga interesi tani…

Gjknuri: Kukësi mund të funksionojë për linja Low Cost. Me shumë pak investim mos gaboj me një investim 1 mln euro mund të funksionojë edhe si aeroport rajonal edhe për Kosovën.

Share: