Home KRYESORE Majlinda Bregu: Çadra fundosi PD, nuk e shikoj LSI-në në opozitë

Majlinda Bregu: Çadra fundosi PD, nuk e shikoj LSI-në në opozitë

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ish deputetja dhe ish ministrja e PD, Majlinda Bregu ka komentuar aktualitetin politik si dhe rolin e opozitës përballë qeverisë “Rama 2”. Bregu u shpreh se vendi nuk ka opozitë dhe se çdo ditë që kalon vendi përfshihet në një kaos politik, ndërsa sipas saj pika kulmore nuk ka ardhur ende. Bregu tha se LSI doli në opozitë si pasojë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.

“Është një moment politik dramatik dhe me shumtë pavërteta dhe çdo ditë që kalon vendi përfshihet në një kaos politik dhe kam frikë se nuk kemi mbërritur ende në atë pikën kulmore. Unë i shoh keq edhe mazhorancën edhe opozitën. Por mua më shqetëson më shumë opozita sepse kjo qeveri të jep mundësinë për ta luftuar. Por vendi nuk ka opozitë. Nuk e shoh dot LSI në opozitë sepse tani është ndarë nga qeveria dhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha e nxori në opozitë LSI”- tha Bregu, raporton Balkanweb.

Ish-deputetja e PD-së e ka krahasuar situatën aktuale me paralajmërimet e Bashës për protesta me atë të një viti më parë, para se të ngrihej çadra dhe para se të bëhej një marrëveshje me Ramën.

“Mos bëfsha Kasandrën. Kam frikë sek jo situatë e nisur në janar të 2018-ës ngjan me atë të një viti më parë, ku u ngrit një çadër dhe u bë një pazar”, tha Bregu.

Majlinda Bregu u shpreh se nuk beson tek protestat e opozitës për sa kohë ato nuk përfshijnë kauzën qytetare. Sipas saj një parti nuk vjen kurrë në pushtet nga protestat, por duhet të ngjallë shpresë.

“Nuk besoj tek protestat që hyjnë në frigorifer. Unë mbështes çdo lëvizje të qytetarëve, por nuk u besoj protestave pa kauzën e qytetarëve. Një parti nuk vjen kurrë në pushtet nga protestat, por duhet të ngjallë shpresë. Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar. Çadra i hapi rrugën marrëveshjes 18 majit”- tha ish ministrja.

Mendimi për grupin e PD

Kam disa që kam respekt, jo vetëm për ata që kam i kam pasur koleg. Ka të tjerë që hynë në kategorinë, që nuk përfaqësojnë asgjë. E ndjek dhe parlamentin por më duket shumë qesharak.

Mendimi për kabinetin e qeverisë

Ka ministria të cilët nuk më takojnë mua që të them, por më duken më të rritur se në mandatin e parë. Nuk ka profile të fortë politikanësh në këtë qeveri. Mund të them se kjo qeveri nuk është më e mirë se qeveria që ka bërë partia demokratike. Kjo qeveri po qeverisë vetëm me kauzën e reofrmës në drejtësi, ku viktima e parë jam unë. Po them që unë jam viktima e parë e reformës në drejtësi, Pasi kur fillo reforma në drejtësi nisi dhe ftohja me lidershipin e PD, ku dhe më pas erdh ndarja përfundimtare.

Share: