Home KRYESORE “Mirëmëngjes kazan”, batuta e Ramës shkakton me te drejte zemërimin e gazetares

“Mirëmëngjes kazan”, batuta e Ramës shkakton me te drejte zemërimin e gazetares

Partia Socialiste mbledh sot Asamblene Kombëtare për të diskutuar mbi rezultatet e 100 ditëve qeverisje, por edhe mbi disa ndryshime ne secretariat.

Teksa ka mbërritur në orën 10:00 në vendin ku do të mbahet mbledhja, Rama nuk ka harruar të përshëndesë gazetarët dhe mediat që ndodheshin jashtë sallës, të cilat po raportonin live për takimin që priste të niste.

“Mirëmëngjes kazan”- është shprehur Rama teksa ka kaluar para gazetarëve. Në transmetim direkt gazetarja e News 24 Marsela Karapanço i është përgjigjur me fjalën “Mirëmëngjes” Kryeministrit, por më pas është shprehur drejtëpërdrejt në ekran jo pa ironi, se Rama do të jetë sot pikërisht në kazanin, ku ai ka shumë qejf të dalë, duke iu referuar kështu ekranit të televiziorit.

Share: