Home KRYESORE MIRESEVJEN “Gjykata Speciale” e Kosoves! Nga Seferina Serani

MIRESEVJEN “Gjykata Speciale” e Kosoves! Nga Seferina Serani

0

Nje vit me pare, ne 3 Janar 2017, kur Kryeministri aktual, i Kosoves z. Ramush Haradinaj, u arrestua nga policia franceze, (per tre muaj rresht), une isha gazetarja e vetme shqiptare, qe, me kosto te rende per mua, jeten time dhe qendrimin tim ne France, godita ashper, politiken franceze per kete arrest duke i bere thirrje popullit shqiptar ne mbare boten te dilte ne protesta, para ambasadave Franceze ne SHtetet ku gjendeshin.

Jo vetem shkruaja per Ramushin, (pasi krejt bota politike dhe mediat, ne Shqiperi e Kosove, te gjithe e braktisen), isha, po une, ajo, qe ngrita popullin neper “protestat” ne te gjithe boten, me “manifestet” e mia, kunder ketij arresti te padrejte qe kishte per synim, dergimin e Ramushit, ne Serbi, per tu gjykuar atje, (me nje urdher arresti te Millosheviçit?!)

Tek shkruaja (naten dhe diten), papushim, te shumte ishin kosovaret, qe me shkruanin ne komentet, ne “inbox” dhe mensenger, duke me “qortuar” (sigurisht, me shume respekt dhe dashamiresi na drejtimin tim), por (me nje kenaqesi te papare dhe gezim, per arrestin e tij se ishin kunder Haradinajt).

Ata, me “keshillonin” te qendroja larg “arrestit te tij”, te mos shkruaja aq shume per te, se keshtu, po e ndihmoja ne lirimin e tij dhe ai (sipas tyre), nuk e meritonte kete gje.

Gjithmone “sipas tyre”, Ramushi, ishte i implikuar “ne vrasje” per luftetare te UCK etj si keto. Ata me thoshnin se: “ju znj Serani, perbeni nje nder, por Ramushi eshte nje turp dhe ti, ul vehten te shkruash per te, ndersa ai, perfiton prej perkushtimit tend, patriotik sepse populli ju respekton dhe e degjon fjalen tende, keshillen dhe “apelin tuaj”.

Per “kendveshtrimin e tyre mbase ata, kishin te drejte, por une, une nuk mund “te peshoja” ne peshore se “nderi” i cilit nga ne te dy, “peshonte me shume”, pasi, ne ate situate, “nderi i Kombit” qendronte mbi “nderin tone”, personal”

Pergjigjet e mia drejt tyre, ishin sigurisht po aq dashamirese dhe te pergjegjeshme duke ju thene fillimisht te me ndihmonin dhe ju pergjigja:

“Nuk dua te injoroj opinionin tuaj vetjak apo faktet tuaja ne aktivitetin e çetave ushtarake te kosovareve, drejt prepjekjeve te tyre per liri, ose te Ramushit

Une do e “mbroj” Ramush Haradinajn, edhe sikur “gjithe Kosova” te me dilte kunder, sepse ne, nuk mund ti lejojme vehtes te jemi kaq “te perçare” dhe me heshtjen apo neglizhencen tone te ndihmojme ne nje “turp Kombetar”. Nese veprojme keshtu, do te jemi ne qe do te lejojme dergimin e Ramushit, te gjykohet nga kriminelet serbe, sepse Ramushi, (sado mekatar te jete), ai perben “te pakten nje ushtar” te UCK dhe do te ishte njesoj, sikur te pranojme te gjykohet krejt UCK-ja, ne Serbi. Kete nuk duhet ta lejojme kurre! Une kurre nuk do i dal ne mbrojtje Ramush Haradinajt, apo cdo tjeter “Ramushi”, nese ai gjykohet, ne Kosove nga gjykate qe ushtron drejtesine e te quajtures, “Gjykata per Krime lufte” por qe ajo, ushtrohet dhe gjykohet, brenda teresise se territorit Kosovar, ose ne Hage, por, pa asnje varesi serbe”. Kjo ishte pergjigja ime. Ata ju binden plot respekt dhe u rreshtuan me mua ne beteje!

Ramushi u lirua, por, ai kurre nuk me falenderoi, as me te trete as publikisht as personalisht! Nuk e kisha problem sepse per mua, ishte nje ushtar i UCK.

Dimensioni i burrit te thjeshte, rritet nga akte te tij te shpirtmadhesise humane! Dimensioni i “burrave te medhenj” zvogelohet nga “shpirtvogelsia” e tyre!

Te gjitha ato protestat, qe beheshin per Ramushin (dhe atij vete ja ngriten moralin atje, ne arrestimin e tij ne Colmar ne France), ishin publikimet e njepasnjeshme nga pena e mprehte e Seferina Seranit, qe gjithe diten dhe gjithe naten, deri ne oren 05 te mengjesit punonte mbi kompjuter, mblidhte informacione mbi situaten e tij dhe shkruante e postonte, parreshtur, ne qindra “grupe”, qe kishin me dhjetramije antare ne sejcilin grup, dy here ne dite per sensibilizim publik, duke kerkuar kudo, ngritjen neper protesta te gjithe shqiptareve, para ambasadave franceze, ne te gjithe boten.

Dhe ashtu u be!

Ata qe “me kritikonin”, u bene edhe bashkeepunetoret e mij me te mire duke shperndare edhe ata vete, kudo neper grupe gjigande, shkrimet e mia, sensibilizuese, pikerisht, se e pranuan llogjiken time, ndonese Ramushit, nuk donin as t’ja degjonin emrin. Keshtu, punova per Ramush Haradinajn dhe “bera per vehte”, edhe ata, qe ishin “armiq” te tij, te cilet sot, i falenderoj per burrerine e tyre.

Une punen time e bera, per te mbrojtur nderin e Kombit tim, qe te mos neperkembej, as te gjykohej, nga “drejtesia” e shtetit, qe ushtroi gjenocid ne Kosove, Serbise.

Nuk e bera qe Ramushi “te me ndihmonte mua”, ndonese e dija, qe francezet e distancuan Ramushin, direkt nga mua, qe kur ai ishte nen arrestin e tyre, ne Colmar. Shoh se akoma edhe si Kryeminister aktual i Kosoves, Ralmushi “qenka akoma nen arrestin francez”. FRIKACAK dhe MOSMIRENJOHES…!!!

Sot, qe Gjykata speciale ka ardhur ne Kosove, ju, populli kosovar, mos shani e qortoni ardhjen e saj! Nje shtet eshte i fuqishem, kur ai, gjykon “aktet e vetmbrojtjes” si vetmbrojtje dhe “aktet kriminale” si kriminale, sigurisht nese ato, kane ndodhur vertet ne Kosove. Kjo eshte pergjigja ime, per disa nga ata qe ende ma kujtojne me ironi “mbrojtjen e perkushtuar” qe i bera Ramushit, vitin e kaluar.

Gjykata Speciale eshte ne Kosove dhe jo, ne Serbi!

Kosovare te dashur, mos ju trembni “vehtes” tuaj, por, si popull i vuajtur qe jeni shtypur, malltretuar e vrare nga thundrra e çizmes serbe, te mos “dyzoheni” mes veti si popull e ti trembeni “Gjykates Speciale!”

“Qielli i paster, nuk i trembet rrufese”.

Une e pershendes ardhjen e “Gjykates Speciale” sepse e ardhmja eshte e sigurte, kur kemi nje te shkuar “te shendetshme” dhe te paster.

Nese nje e shkuar e “dyshimte” apo akoma me keq, “kriminale”, vazhdon te mbijetoje, “me krime” ne vazhdim, per te mbuluar “krimet e se shkuares”, sigurisht qe, e ardhmja, nuk do te jete e mire, por do te jete veç “peng” i se shkuares”. Kete “mjegull” eshte detyra e “Gjykates Speciale” qe ta pastroje.

Sot, une per asnje “Ramush” ne bote, nuk kam arsye te te ngre ne kembe popullin, pasi “Gjykata Speciale” eshte prezente ne Kosove dhe askush, nuk rrezikon me” te dergohet ne Serbi per tu gjykuar nga kriminelet e dikurshem serbe!

Mbeshteteni “Gjykaten Speciale”, ajo eshte aty, per te sheruar “plaget dhe semundjet e vjetra”, te se shkuares, per te pasur nje Kosove dinjitose dhe te fuqishme, te se Ardhmes!

MIRESEVJEN “Gjykata Speciale” e Kosoves!!!

Seferina Serani

Share: