Home KRYESORE Misteri më i madh i 11 shtatorit 2001, ku u zhduk mjekja?...

Misteri më i madh i 11 shtatorit 2001, ku u zhduk mjekja? (FOTO)

0

Dy ndërtesa, dy aeroplanë dhe mijëra njerëz të vdekur. Këto janë gjërat e para që njerëzit i sjellin ndërmend kur i përmendim 11 shtatorin 2001. Megjithatë, një zhdukje e mistershme fsheh sekrete shumë më të mëdha.

Mjekja Sneha Anne Philip, për herë të fundit është parë një ditë para sulmeve terroriste mbi qendrën tregtare botërore në Nju Jork.

Duke qenë se ajo jetonte në afërsi të kullave binjake dhe ishte mjeke në spitalin më të afërt, familja e saj beson se edhe ajo ka vdekur në sulm edhe pse trupi i saj nuk është gjetur ende.

E lindur në Indi, Sneha u rrit në Nju Jork, studioi në Çikago ku është njohur me bashkëshortin e saj të ardhshëm Ron Liberman.

Lieberman, më vonë ka shpjeguar se ditën kur bashkëshortja e tij ishte zhdukur, ai ishte pushim dhe kamerat e sigurisë e kishin xhiruar Sneha në natën e 10 shtatorit. Ron u kthye nga spitali pas mesnate, por gruaja e tij nuk ishte.

Ai lajmëroi zhdukjen e saj në polici, por Sneha Anne ishte njëra ndër mijëra amerikanë të zhdukur në sulmin terrorist.

Zhdukja e saj ishte e vetmja që nuk është lidhur direkt me sulmet terroriste.

Liberman kuptoi se policia nuk po ndihmon mjaftueshëm dhe kërkoi shërbimet e detektivit privat. Ai punësoi ish-agjentin e FBI-së Ken Galant, pas të cilave ata të dy nisën hetimet private për të zbuluar fatin e mjekes së re.

Kamerat e vëzhgimit kishin xhiruar gruan teksa hyn në ndërtesën ku banonte dhe të dilte pas disa minutave. Familja pohon se ngjason shumë me vajzën e tyre të zhdukur, por Liberman nuk mundi të thotë me siguri se bëhet fjalë për gruan e tij.

Liberman dhe Galant më vonë konkluduan se Sneha u ka ardhur në ndihmë personave të sulmit dhe se ka vdekur gjatë shembjes së kullave binjake.

Policia për një kohë të gjatë nuk ka arritur të hetojë zhdukjen e saj, por më vonë përmendën disa fakte të pazakonshme, të cilat hodhën dritë të re mbi fatin e mjekes.

Më herët, gjatë vitit, spitali në të cilin ajo punonte, e kishte lajmëruar se nuk do t’i vazhdonte më kontratën për shkak të problemeve me alkoolin.

Jo shumë kohë pas ndërprerjes së punës në këtë spital, ajo kishte gjetur një punë tjetër, por nuk hoqi dorë nga vesi i vjetër. Ajo sërish kishte probleme me alkoolin dhe gjatë kësaj kohe nisi të dalë nëpër bare që frekuentoheshin nga homoseksualët dhe shpesh atje ishte parë në shoqërinë e femrave që takonte, sipas dëshmive të njerëzve në polici.

Familja akuzoi policinë për spekulime, pasi vajza e tyre asnjëherë nuk kishte probleme me alkoolin, por ishte larguar nga puna pasi “ishte ankuar ndaj politikës raciste të spitalit”. Pasuan vitet e procesit gjyqësor dhe gjithçka erdhi në përfundim nga gjykata e apelit, sipas së cilës Philip kishte vdekur ndërsa po ndihmonte viktimat e 11 shtatorit.

Në fund të janarit 2008, edhe zyrtarisht ajo është viktima e 2.751-të e sulmeve terroriste.

Emri i saj sot përmendet në përmendoren e ngritur në themelet e ish-dikur kullave binjake. Por trupi i saj nuk u gjet kurrë. /360grade.al 

Share:
Reklama juaj