Home KRYESORE I morën jetën kushëririt 16 vjeç, çfarë thanë në polici 3 laçianët

I morën jetën kushëririt 16 vjeç, çfarë thanë në polici 3 laçianët

Tre të rinjtë nga Kurbini të cilët u arrestuan një ditë më parë se qëlluan më armë natën e nderrimit të viteve pikërisht në lagjen ku humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ata kanë pranuar se qëlluan me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

Alban, Ernis dhe Arbër Lika kanë pranuar se kanë qëlluar në ajër me kallshnikov por nuk kanë treguar vendin ku kanë lënë armën. Kjo për hetimin është një pengesë e madhe pasi përsa nuk gjendet arma është e pamundur të bëhet krahasimi me plumbin që i mori jetën adoleshentit.

Megjithatë policia po vazhdon kerkimet per gjetjen e kallashnikovit. Klejdi Gjeta humbi jetën natën e ndërrimit të viteve pasi u qëllua nga një plumb qorr në kohën kur do hidhte fishekzjarret në tarracën e shtëpisë së tij. Ai u gjet nga familjarët e tij pa shenja jeta. Ndërkohë policia arrestoi tre të rinj si autorë të dyshuar pasi kishin hedhur në rrjetet sociale një video duke qëlluar me kallashnikov. Sipas të dhënave policore ata kishin qëlluar edhe në lagjen Sanxhak të Kurbinit ku humbi jetën i riu. /Tv Klan

Share: