Home KRYESORE Nard Ndoka: Deklarata për arrestimin e peshqve të mëdhenj, ushqim për peshqit...

Nard Ndoka: Deklarata për arrestimin e peshqve të mëdhenj, ushqim për peshqit e vegjël

0

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, foli rreth protestave tw opozitës të lajmëruara për në datën 27 janar.

I ftuar në emisionin “Intervista e Mbrëmjes”, të gazetares Edjona Dervishi, Ndoka tha se, “Protesta e fundit ishte një protestë normale. Një protestë pa përplasje do të ishte manifestim, ose do t’i vinim një emër tjetër. Protesta i ka këto, acarimin e qytetarëve. Pra, protesta përmban dhe acarimin. Mund të ketë edhe plagosje…“.

I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, se duhen arrestuar peshq të mëdhenj, Ndoka e quan të gabuar dhe amatore.

“ Deklarata të tilla amatore, provinciale, nuk besoj se e ndihmojnë klimën. Për faktin se këto janë më shumë ushqim për peshqit e vegjël, kur bën deklarime të tilla, sesa një realitet i prekshëm. Te politika jonë peshku më i madh është kryeministri në detyrë. Erdhi janari dhe nuk do të kemi një peshk të madh. Është një deklaratë amatore se një diplomat duhet të ketë fakte. “.

Ndoka komentoi edhe lëvizjet e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Share:
Reklama juaj