Home KRYESORE “Në Shqipëri vdes në burg për 1 cigare hashash, ministri trafikant është...

“Në Shqipëri vdes në burg për 1 cigare hashash, ministri trafikant është i lirë”

Lulzim Basha ishte dje në një bastion të majtë siç është Fieri. Përmes një statusi në facebook ai bëri të ditur se PD po organizohet për protesta. “Të bashkuar e të vendosur do të ngrihemi në sheshet e protestës për ti dhënë fund kësaj qeverie ilegjitime, për të rritur ekonominë, punësimin e për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria, shkruan ai ndërsa poston edhe foto nga aktiviteti në Fier.

Po kështu ai vendosi theksin tek paradoski i drejtësisë dhe politikës, ku një ministër si tahiri i akuzuar për trafik është i lirë, ndërsa një i ri që u kap me një cigare hashash, siç ishte Estref Halili ka ndërruar jetë në burg.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës në facebook

Sot me demokratët e Fierit kujtuam 27 vjetorin e themelimit të PD.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që njerëz si Saimir Tahiri ti shpetojnë drejtesisë, ndërsa të rinj si Estref Halili të humbasin jetën në burg për një cigare hashash.

Të bashkuar e të vendosur do të ngrihemi në sheshet e protestës për ti dhënë fund kësaj qeverie ilegjitime, për të rritur ekonominë, punësimin e për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria.

Share: