Home KRYESORE Pa titull… ...

Pa titull… Nga Guido Catalano

0

Përktheu  Elona Caslli

 

Pema më shikon
dhe qesh.
Lumi më shikon dhe qesh.
Qesh qielli teksa më shikon.
Edhe mali
edhe kali
qeshin.

Mbështetem tek muri
dhe muri qesh.
Qesh piruni teksa rrotulloj makaronat
dhe makaronat qeshin.

I ngre sytë nga dielli.
Qesh dielli dhe qeshin retë,
qesh buka teksa e pres.

Qesh qeni  rrugaç,
qesh qeni i lidhur me zinxhir,
qesh qeni i gjuetisë,
qesh macja kur ia fërkoj kurrizin,

Lidh këpucën dhe këpuca qesh.
Qesh cigarja kur e ndez me shkrepëse
dhe shkrepësja
qesh edhe ajo.
Më qeshin syzet,
më qeshin dhëmbët kur i laj,
qesh pasqyra tek e cila shihem,
qeshin sytë e tu.

Rruga më sheh
dhe qesh.
Semafori më sheh dhe qesh.
Qesh nata teksa më shikon.
Edhe ankthi
edhe gota
qeshin.

 

Share:
Reklama juaj