Home KRYESORE Pamje tronditëse, avioni me 162 persona përfundon në greminë!

Pamje tronditëse, avioni me 162 persona përfundon në greminë!

Një avion me 162 persona në bord ka rrëshqitur teksa ishte duke u larguar nga pista në aeroportin e Trabzonit në Turqi dhe përfundoi në greminë.

Për fat të mirë asnjë pasagjer apo anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua në incidentin që mund të kishte rezultuar një tragjedi.

Pegasus Airlines tha se avioni Boeing 737-800, që fluturonte nga Ankaraja në Trabzon pësoi një aksident sapo po largohej nga pista, raporton BBC.

Share: