Home KRYESORE Partitë politike dhe teknologjitë moderne – më saktë lidhjet e forta

Partitë politike dhe teknologjitë moderne – më saktë lidhjet e forta

Nga Kasem Seferi

Njerëzimi deri tani, me aq shumë kohë, që askush nuk mund ta llogarisë me saktësi, ka sjellë përparimin dhe zhvillimin duke vërtetuar edhe sot se KËRKESA ËSHTË MË E MADHE SE OFERTA dhe ka qenë, është dhe do të mbetet arsyeja e vetme përse ecim përpara.

POLITIKA, kjo pjesë rrjedhëse e filozofisë, ideologjisë, psikologjisë, për më shumë e interesit, etj, sot më shumë se kurrë ka nevojë për të kuptuar dhe jo vënë në jetë teknologjitë e reja.

Njerëzimi e ka nisur me gurin, më pas me metalet dhe kohët e fundit me “fijet“ sintetike, kombinimet e tyre që arrijnë fortësi, durueshmëri dhe … mbijetesë të jashtëzakonshme.

Gjithçka është njerëzore: MË SAKTË KADALË NGA MENDJA E NJERIUT!

PO POLITIKA A NUK ËSHTË MENDJE E NJERIUT?!

Pa dyshim që është e tillë, por nuk duhet harruar se është “produkt“ i pushtetit dhe jo i mbijetesës sikundër është teknologjia moderne.

Kur teknologjia moderne do të absorbohet/thithet (shqip) nga politika do të sjellë pikërisht atë që i mungon: TA HEDHË TË KALUARËN PAS DHE TË PËRQAFOJË TË ARDHMEN.

OPOZITË!

POZITË QË DO TË JENI NESËR OPOZITË!

SHTRËNGONI FIJET!

ABSOLUTIZËM.

DIKTATURË.

AUTORITARIZËM.

Në njëqind vjet PAVARËSI nuk kanë dhënë atë që jo vetëm duam por e meritojmë.

NJË ANALIZË E THJESHTË

Që nga lashtësia, janë gjetur dhe përdorur shumë metale, përzierje të tyre deri më sot. Çuditërisht, ka pasur edhe gjetje bimore, shtazore dhe së fundi … prodhime kimike që, në përzierjen e tyre me elementë metalikë dhe natyrorë, japin aliazhe/bashkime shumë të fortë.

POZITË/OPOZITË – NË PUSHTET/PËR TË ARDHUR NË PUSHTET

SI E SHFRYTËZONI TEKNOLOGJINË “MODERNE“?

POZITA po ec në rrugën e saj PUSHTETIT NË NJË DORË TË VETME.

OPOZITA po ec pa u orientuar në TEKNOLOGJINË MODERNE të “Fijeve të forta“.

DERI TANI: ASGJËJA.

“Lufta/beteja“ politike e OPOZITËS në vitin 2018, a do të jetë MODERNE, BAZUAR NË TEKNOLOGJINË MODERNE, apo do të jetë PËRSËRITJE e lëvizjes “POSHTË KOMUNIZMI“?!

Le ta shohim O QYTETARË SHQIPTARË!

Kasem Seferi

Share: