Home KRYESORE Personalitet pa shkollë të MESME! Nga Ylli Dylgjeri

Personalitet pa shkollë të MESME! Nga Ylli Dylgjeri

Nuk është luftëtar i Luftës së Dytë Botërore.

Nuk është as ish kuadër i PPSH-së. Pas viteve 90 nuk është më lajm që të kesh kryer shkollën e lartë dhe të mos kesh kryer shkollën e mesme!

Në Administratën e Lartë janë konstatuar një mori rastesh falsifikimi dëftesash shkollore. Një herë një Ministër Rendi, vite më parë, pasi u mblodhi policëve diplomat, e hetoi mbi to, në fund u tha:

Tani që u njoha me edukimi dhe diplomat tuaja, shkoni bëni edhe shkollën e mesme! Kjo nuk është as humor e as barcaletë. Ka ndodhur.

Ashtu siç ka ndodhur këto ditë edhe një
zbulim tjetër i madh:

Një Personalitet i lartë që kish në duar jetën tonë, në CV kishte si edukim diplomën e shkollës se lartë por jo dëftesën apo arsimin e mesëm. Personaliteti kishte shumë shokë, biles të sërës së lartë fare, por nga investigimet doli se Personaliteti nuk kishte shokë klase të shkollës së mesme!!!

-Kush e ka mbuluar deri tani këtë “siguracion”?
-POLITIKA
-Kush është?
-Duroni.

Janari ka hyrë vetëm allafrënga. Presim të hyjë edhe allaturka.

Share: