Home KRYESORE Presidenti Erdogan në Bursë: Jemi 80 milionë turq, shqiptarë dhe…

Presidenti Erdogan në Bursë: Jemi 80 milionë turq, shqiptarë dhe…

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur një fjalim përpara mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës, ku është shprehur për shumë problematika te vendit te tij.

Ndër të tjera, Erdogan ka sqaruar operacionet kundër militantëve kurd në Siri, ku se fundi ka dërguar aeroplanë bombardues dhe ka nisur sulmet.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Por ai gjithashtu nuk ka harruar të vërë theksin edhe te shqiptarët dhe boshnjakët.

“Ja çfarë dua nga ju. Le të mos e harrojmë Rabia’rim. Përmbajtja e kësaj Rabia është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjakë dhe shqiptarë”, tha lideri turk.

Share: