Home KRYESORE Protesta e opozitës, përgatitjet ne Tirane: 1500 forca policie, agjentë civilë dhe...

Protesta e opozitës, përgatitjet ne Tirane: 1500 forca policie, agjentë civilë dhe rrugë të bllokuara

Raportohet se Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për protestën e nesërme të opozitës. Do të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH dhe, pranë vendit ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Rreth një javë më parë me një udhëzim të vecantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë që do të infiltrohen brenda protestuesve.

E reja kesaj radhe eshte se ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra. Nga informacionet e marra pritet që protesta të ketë një skenar dhune nga mbështetësit e LSI-së, sic te pakten raporton televizioni “ABC News”.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me Kryeministrinë.

PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orëshe,e cila nis në orën 12:00. Është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë.

Share: