Home KRYESORE Protestat, Kryemadhi dhe Vasili takim me Bashën në selinë blu

Protestat, Kryemadhi dhe Vasili takim me Bashën në selinë blu

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie Petrit Vasili po zhvillojnë të dielën pasdite një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Burime brenda PD-së, thanë se në fokus të diskutimeve mendohet të jetë koordinimi mes tyre për përgatitjet për stinën e protestave të lajmëruara fundvitin e shkuar.

Kujtojmë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me struktura në rrethe ku në qendër është diskutimi për aksionin i cili pritet që përveç debateve dhe kundërshtive politike në seanca dhe në komisionet parlamentare, do të jetë beteja në rrugë me protesta popullore.

Gjithashtu edhe në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur përgatitjet, ndërsa degët janë udhëzuar që të marrin masa për pjesëmarrje masive.

Sesioni parlamentar në dhjetor të vitit të shkuar u mbyll me protesta të opozitës, kundër zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Beteja e opozitës në sesionin e ri do të jetë shumëplanëshe.

Paralajmërohet se dy do të jenë çështjet jetike për të cilat opozita fton qytetarët të protestojnë; varfërinë si produkt i një qeverisje ilegjitime dhe dhënien fund të asaj që e cilësojnë qeveri ilegjitime.

Share: