Home KRYESORE “Psikologet” e Portokallisë “sulmojnë” Olta Gixharin, ja çfarë thotë

“Psikologet” e Portokallisë “sulmojnë” Olta Gixharin, ja çfarë thotë

Aktorja e ‘Portokallisë’ Delina Zhupa duket se ka thumbuar paksa aktoren Olta Gixhari duke e quajtur atë të mbivlerësuar, ose më shqip të vlerësuar më shumë seç duhet.

Teksa sëbashku me Gent Hazizin aktorja Delina po zhvillonin një lojë në rubrikën “Shiko kush luan” ata u detyruan të përgjigjen për disa pyetje pikante. Të pyetur për rolet, filmat apo teatrot ku ata kanë qenë aktorë dhe nuk u ka pëlqyer vetja, ata nuk kanë denjuar të përgjigjen drejt për drejt. Genti flet për një rol në një film me metrazh të shkurtër të cilit nuk ia mban mend as emrin, ndërsa Delina flet për një rol kryesor në një teatër të titulluar “Testamenti i Ri.”

“Genti duhet të rregullojë artikulimin që u bën fjalëve.” – tha Delinda e pyetur se çfarë duhet të rregullojë Genti si aktor. Ndërsa Genti mendon se Delinda ndonjë herë luan më shumë se sa duhet dhe shpesh bërtet shumë.

Por pyetja më sikletuese ishte ajo se kush personazh është më i vlerësuar se sa duhet. E çuditshme ishte se të dy pjesëmarrësit, si Delinda si dhe Genti, edhe pse miq me të, u shprehen se ky personazh është Olta Gixhari.

Olta Gixhari ende nuk ka reaguar për këtë, të shohim nëse ajo do rijë indiferente apo do të ketë një përgjigje për Dalinën./Opinion.al

Share: