Home KRYESORE Qendra për Miqësi dhe Zhvillim Shqipëri Turqi reagon per incidentin me flamurin...

Qendra për Miqësi dhe Zhvillim Shqipëri Turqi reagon per incidentin me flamurin turk

0

Per incidentin me flamurin turk ne Mirdite ka reaguar edhe Qendra për Miqësi dhe Zhvillim Shqipëri Turqi te cilën po e botojme pa komente edhe pse ka nevoje per te tilla, por te sigurte qe ne shoqerite demokratike sic pretendojme te jemi e te behmei me shume, protesta dhe debati jane vetem te shendetshem demokratiikisht! Nese ka tejkalim te ligjit ate duhet ta certfikojne vetem institucionet e ligjit te shtetit shqiptar.

Ja deklarata e plote:

“Qendra për Miqësi dhe Zhvillim Shqipëri Turqi ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e 31 dhjetorit 2017 në hidrocentralin e Qafë Mollës në Mirditë, ku një grup i organizuar prej dhjetëra qytetarësh kanë protestuar e më pas dëmtuar me dhunë simbolin e flamurit turk të murosur nga firma ndërtuese e hidrocentralit.

QMZH Shqipëri Turqi është promovuese e vlerave historike midis dy popujve shqiptar e atij turk. Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjet historike, kulturore dhe në shumë raste farefisnore në të kaluarën dhe të tashmen midis dy popujve tanë, ashtu siç jemi të vetëdijshëm për realitetin e tanishëm si dy vende partnere strategjike, anëtare në NATO dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian, si hapësirë e manifestimit më të mirë bashkëkohor të vlerave të qytetarisë dhe demokracisë shembullore.

Kësisoj mendojmë që nuk është në nderin e as dobinë tonë që problemet teknike apo juridike, shpesh të shkaktuara edhe nga infrastuktura e pamjaftueshme e aparatit shtetëror si rregullator i marrëdhënieve specifike të biznesit në hidrocentralin në fjalë, të trajtohen me mentalitete tribale të periudhave mesjetare, ndërkohë që popujt tanë kanë treguar me dinjitet se janë mëse të aftë të krijojnë shtete e shoqëri ku mbizotëron gjuha e ligjit, arsyes dhe mirëkuptimit me urtësi.

U bëjmë thirrje drejtuesve të zonës, me atribute fetare, politike, intelektuale, shtetërore e ligjzbatuese që ta trajtojnë këtë incident me seriozitet, qetësi e vendosmëri, duke mos lënë shkas për episode të panevojshme që cënojnë miqësinë tradicionale midis dy popujve tanë, larg retorikave boshe mesjetare, ultra nacionaliste e madje edhe fetare, që nuk shkojnë aspak me vizionet e përbashkëta europiane.”

Share:
Reklama juaj