Home KRYESORE Rrëfimi prekës për mediat zvicerane, Shaqiri tregon vuajtjet në Kosovë

Rrëfimi prekës për mediat zvicerane, Shaqiri tregon vuajtjet në Kosovë

Xherdan Shaqiri ka rrëfyer për mediat zvicerane historinë e tij prekëse dhe vuajtjet që ka kaluar në Kosovë, kur ai ishte i vogël. 26-vjeçari zgjedh futbollin si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë.

Ish-mesfushori i Bajernit dhe Interit, që tani aktivizohet në Premierligë te Stoke City, ka thënë se është rritur me futbollin dhe do të pensionohet me këtë sport.

Shaqiri ka treguar se si në fëmijërinë e tij në Zvicër ka jetuar vetëm pesë minuta larg fushave të futbollit, dhe kështu kishte filluar karriera e tij.

Kam banuar vetëm pesë minuta larg fushave. Kjo ishte e përsosur për mua. Dhe kështu filloi gjithçka. Ndiheshe i lirë, pa telashe. Luanit si një person i lirë, dhe ky sigurisht ishte një hap i madh për mua”.

Shaqiri ka folur edhe për vendlindjen e tij, duke thënë se në Kosovë, vendet e punës dhe mundësitë janë të pakta. Ai ka thënë se Kosova është një vend shumë i varfër, ku nuk ka shumë para.

Jam lindur në Kosovë, një shtet shumë i varfër. Nuk ka shumë vende pune dhe nuk ka shumë para. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur, këtë e kam parë me sytë e mi. Kurse, shtëpia ime mezi po qëndronte në këmbë, por ata kishin vjedhur dhe shkatërruar gjithçka”.

Ata kishin shkatërruar dhe vjedhur gjithçka që ishte brenda. Kishin vandalizuar edhe muret. Kur ktheheni atje pas luftës dhe shikoni gjithë këto gjëra ju filloni të shihni gjërat ndryshe. Jam i lumtur këtu në Zvicër, ku jemi të sigurt dhe mund të jetojmë në paqe. Jam rritur me futbollin dhe do të pensionohem duke luajtur futboll. Është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë”, e përfundon rrëfimin e tij mesfushori kosovar

Share: