Home KRYESORE Rregulla të reja për importin e makinave, nga ku “ndëshkohen” vetëm te...

Rregulla të reja për importin e makinave, nga ku “ndëshkohen” vetëm te varfrit!

0

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndotin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve, por kurre nuk mendoi per shtresat e varfera dhe si te subvencionoje ata/ato.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve dhe ketu ben shume mire sepse shqiptaret paguajne shume shtrenjte dhe me cilesi shume te dobet.

Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër, raporton “Scan” dhe nuk foli sa do u kushtoje kjo pronareve te tyre.

Share:
Reklama juaj