Home KRYESORE Sevim Arbana: Nese ke pune me shtetin, goja te nxjerr vetem mallkime!

Sevim Arbana: Nese ke pune me shtetin, goja te nxjerr vetem mallkime!

Kam dy jave qe per probleme difektesh te sistemit te kanalizimeve ne institucion, kerkoj ndihmen e UKT.

Punonjesit, te traumatizuar, te paguar keq, te pa siguruar me indormacionin qe kerkon koha; pra mjete, harta, rrobe pune, etj,etj jane te gatshem,, po te pamundur te zgjidhin gje.

Nderkohe, leshi i arapit eshte bere ne vite, neper rruget, ku asnje s’gjen piken e tij te shkarkimit.

Pamjes kaotike te nje institucioni qendror, i shtohet absurdi i orarit te pushimit, kur ti si klient, shikon nje ushtri, femrash, te veshura e mbathura si per sfilate, qe te parakalojne me nje tangerllik dhe sfide, dhe ti i ben pyetjen vehtes; Ku jam ne Ujesjelles dhe Kanalizime apo te ndonje Kulle si ajo USA’s?

Pamja tjeter me tmerruese eshte ne Hipoteken e Tiranes, ku njerezit e traumatizuar, te cfilitur, perplasen me punonjesit e keqtrajtuar, keqinformuar, te cilet punojne ne nje cmendine, e ngritur 27 vite me pare, ku ‘arkitekte’ me dashje, e cuan ne kete derexhe.

Dhe , nese ke pune me shtetin, goja te nxjerr vetem mallkime per ata qe na katandisen keshtu ne keta 27 vite.
Vdekshi, ne kuptimin figurativ, real dhe njerezor!????

Share: