Home KRYESORE Shpërthimi i Idrizit, lëkundet koalicioni PS-PDIU

Shpërthimi i Idrizit, lëkundet koalicioni PS-PDIU

0

Kryetari i PDIU, ka dalë me tone të forta opozitare kundër qeverisë Rama dhe sidomos në lidhje me bisedimet Bushati-Kotzias dhe vendimarrjen për punimet te varrezat Greke dhe “lëshimet e njëpasnjëshme të palës shqiptare” në këtë fushë.

Duket se Idrizi, është kthyer përsëri në krye të PDIU dhe në mënyrë energjike, pas një tërheqjeje të gjatë nga foltoret politike. Shkak për këtë ka qenë sigurisht edhe përçarja jo e vogël e shënuar në rradhët e PDIU, ku rrejshëm lidershipi i Idrizit është vënë në diskutim.

Mirëpo raporti i forcave ka ndryshuar. Duket se tani, te Pdiu, vështrimi dhe besimi është rikthyer të Shpëtim Idrizi dhe themeluesi i PDIU, është rikthyer me tërsëllimë dhe shumë kritik ndaj qeverisë Rama.

A do të jetë ky vetëm fillimi?/360grade.al/

Share: