Home KRYESORE Shpëtim Idrizi akuzon Ramën: Enver Hoxha i harroi çamët, ju po i...

Shpëtim Idrizi akuzon Ramën: Enver Hoxha i harroi çamët, ju po i tradhtoni ata!

Shpëtim Idrizi i mbetur jashtë parlamentit dhe duke mos pasur njerezit e duhur ne tempullin e Demokracise shqiptare, ka lëshuar vete nga nje takim i Shoqates Cameria, akuza të forta ndaj qeverisë ‘Rama’ lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë.

Sipas tij, qeveria shqiptare po anashkalon cështjen came. Idrizi hodhi akuza edhe për tradhti duke thene se Rama Rama po ben njësoj sic bëri Enver Hoxha, i cili sipas tij i dënoi camët me harresë.

Deklaratat ai i bëri në ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit të Shoqatës ‘Çamëria’.

“Ne duhet dhe mund ta gjejmë udhën tonë. Enver Hoxha i dënoi me harresë çamët, të tjerët e dënuan me tradhti. Flisnin në tribuna për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur çështjen çame. Ne jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesë, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Çamërinë. Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë me dy fytyra për marrëveshje. Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi. Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di, këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit”, tha Idrizi.

Share: