Home KRYESORE Shqiptarët dhe gjuhët e huaja. Nga Alkest Shehu

Shqiptarët dhe gjuhët e huaja. Nga Alkest Shehu

Një njeri që flet një gjuhë të huaj vlen sa një njeri,një njeri që flet dy gjuhë vlen sa për dy njerëz dhe një njeri qe flet tre gjuhë te huaja vlen sa gjithë njerëzimi thote një proverb afrikane. Edhe vendi ynë bën pjesë te vendet që dashurojnë gjuhën dhe kulturën e huaj.

Gjatë rrjedhës së historisë shqiptarët nuk e kanë rreshtur kuriozitetin e tyre për tu njohur me kulturën dhe gjuhët e vendeve te huaja.Gjuha e huaj është parë si një mundësi për të pasur kontakt me popujt më të zhvilluar të botës ,edhe pse jo gjithmonë ka qënë e lehte.

Në periudhën e sistemit komunist ishin të pakta mundësitë për studimin e gjuhëve të huaja.Ishin të pakta shkollat në të cilat zhvilloheshin mesimi i gjuhës së huaj,ne disa shkolla zhvilloheshin gjuhët sipas lidhjeve politike që kishte vendi ynë,siç ishte rasti i gjuhës ruse.Një mënyrë për njohjen e kulturave të vendeve europiane ishin dhe emisionet televizive te shfaqura në stacionet televizive italiane,të ndjekura nga shqiptarët në mënyrë ilegale.

Në vendin tonë studimi I gjuhëve te huaja në mënyrë zyrtare nisi ne vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar si një Instituti 2-vjeçar, që më vonë u shndërrua në Institut të Lartë Pedagogjik.Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.Në fillim të viteve të demokracisë ku në përbërje të tij kishte degët e anglishtes, frengjishtes, italishtes dhe rusishtes,në vitin 1992 u be pjesë dhe gjuha gjermane.Ne vitin 2008 gjuha spanjolle bëhet pjesë e fakultetit të gjuhëve të huaja.

Në fillim te viteve 90 ishin të pakët shqiptarët njohës të një gjuhe të huaj. Përgjithësisht ishin njohës të gjuhës ruse,greke,italiane,franceze dhe pak angleze.Të gjithë njohësit e gjuhëve të huaja ishin të avantazhuar,ku shumica e tyre u punësuan nëpër ambasada dhe fondacione të huaja që po zhvillonin aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Vazhdimi ishte tepër pozitivë për ecurinë e mësimit të gjuhëve të huaja.Në shumicën e shkollave ishte e pranishme gjuha e huaj anglisht,italisht,frengjisht dhe gjermanisht.

Emigrimi ishte një faktor për shtimin e numrit të personave që flisnin gjuhë të huaj,si edhe për nxitjen e popullatës për të mësuar një gjuhë të huaj.

Mbas vitit 2000 nisi përhapja më e madhe e gjuhës se huaj ,ku pothuajse në cdo shkollë mësohej gjuha e huaj.Nisën marreveshjet midis ambasadave dhe Ministrise së arsmit për numrin e shkollave që duhet të zhvillonin gjuhët e tyre si gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë,sic ishte rasti I projektit Iliria që kishte ne fokus shtrirjen e gjuhës italiane në gjithë sistemin tonë arsimor.Ky projekt synonte që 10% e shkollave të kishin gjuhën italiane si gjuhë të parë.

Momentalisht gjuha angleze zë vendin e parë për numrin e shkollave që e studiojne si gjuhë të parë,kjo si rrjedhojë e interesit që ka gjuha angleze në tregun nderkombëtar.

Shqiptarët dhe prirja për të mësuar gjuhë të huaj

Mes shumë debatesh është dhë ai nëse shqiptarët kanë prirje për të mesuar gjuhë të huaja apo kanë qënë shkaqet ekonomike që bën të mundur mësimin e shumë gjuhëve të huaja.

E vërteta është se shqiptarët janë një nga popujt që janë të dhënë për të studjuar kulturën dhe gjuhën e huaj.Në vendin tonë janë te shumtë folësit e gjuhës angleze dhe pothuajse 70% e popullsisë kupton gjuhën italiane. Një fakt i rëndësishëm është se gjuha shqipe ka element fonetikë dhe shkronja që nuk ndodhen në gjuhët e huaja.Sistemi fonologjik dhe gramatikor i gjuhës shqipe si kohët e foljeve,alfabeti etj ndihmon për pervetësimin e gjuhëve të huaja.

Shqiptarët kanë kontribuar përgjatë historisë si përkthyes,sic është rasti i ish-kryeministrit Ismail Qemali që punoi si perkthyes ne ministrinë e jashte në perandorinë osmane.

Gjuha e huaj dhe tregu i punës

Përveç njohjes së gjuhës dhe kulturës së një vendi,njohja e një gjuhe të huaj është një mundësi punësimi, kur konkurenca për punësim është gjithmonë e më e madhe.Tregu i punës në vendin tonë është i prirur për të kërkuar punonjës të kualifikuar dhe zotërues të gjuhëvë anglisht ,italisht,gjermansiht dhe frengjisht.

Gjuha italiane është nga gjuhët më të kërkuara për shkak të prezencës së biznesit Italian në Shqipëri.Në vendin tonë janë momentalisht më shumë se 20mijë italianë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fusha të ndryshme.Biznesi i Call Center tërheq numrin më të madh të punsuarve.

Italia ka zënë një peshë të rëndësishme në zhvillimin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve dhe përfaqeson partnerin e parë tregëtar. Shkëmbimet tregëtare i kaluan 2 miliard euro gjatë vitit 2016(4,6% më shumë se viti 2015),që përfaqeson 36.77% të shkëmbimeve tregëtare të Shqipërisë.Italia merr rreth 55% të eksporteve shqiptare dhe rreth 30% të importit të përgjithshëm.
Italia përfaqëson investitorin e parë në Shqiperi me më shumë se 500 sipërmarrje dhe një grup të fuqishëm banker si Intesa San Paolo.

Prezenca e sipërmarrjeve italiane tregon rëndësin e gjuhës italiane në vendin tonë si një gjuhë lider në tregun e punës.

Momentalisht jane 84 shkolla në vendin tonë ku zhvillohet gjuha italiane si gjuhë e parë,prej të cilave 21 në Tiranë,te tjerat të përhapura në gjithë Shqiprinë.

Janë rreth 300 mesues dhe 74 mijë nxënës që zhvillojnë gjuhën e vendit të bukur.

Si pasojë e shumë marrëveshjeve tregëtare me vendet e bashkimit europian gjuha e huaj po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e pandarë e tregut të punës.

Share: