Home KRYESORE TE FALA NGA VLORA! Nga Arben Abazaj

TE FALA NGA VLORA! Nga Arben Abazaj

TE FALA NGA VLORA

Sa shume jane ngazellyer ca nga aeroporti i Vlores! Flasin me shume entuziazem duke e pare aeroportin si resurs per zhvillim ekonomik te qytetit! Gati, gati, sa nuk fluturojne dhe ne ngazellim e siper i thurin himne e levdata pa fund vete liderit universal, te derguarit te Zotit ne mendjet e tyre mjerane Edi Rames! Pastaj hajde merr guximin tu kujtosh ketyre entuziasteve, se Vlores perpara aeroportit i ka dhene Zoti resursin e resurseve, elementin baze te jetes, shendetit, higjenes, mireqenies dhe ekonomise: Ujin! Asnjeri nuk kujtohet te thote sa keq administrohet kjo pasuri mbi pasurite qe ka Vlora.

Asnjeri nuk e thote se edhe pse kemi te tilla pasuri, fale qeverisjeve dhe administrimit prej halabakesh te qytetit, uji na vjen vetem dy here ne 24 ore nga 1 ore! Pas ketij fakti, kush beson me se nje resurs si aeroporti apo cfaredo investimi tjeter do kthehet ne zhvillim ekonomik per Vloren? Kush beson me se ky investim do trajtesohet ne mireqenie per vlonjatet? Une jo!

Jo, sepse edhe keto investime, si edhe pasurite e pafund natyrore te Vlores do vazhdojne te administrohen nga matufer si ky i rradhes qe kemi kryetar bashkie dhe nga administrata te ketilla qe deri me sot vetem e kane rrjepur kete qytet! Gjithsesi investimet do behen dhe propaganda do vazhdoje t’ju bej trushplarje njerezve per zhvillim ekonomik, por tanime trushplarjen u’a bejne me klizem, qe ti ndihmojne te fluturojne kollaj! Keto investime sa kohe te kemi te tille pushtetare do sherbejne vetem si mundesi te reja abuzimi dhe vjedhjeje, meqe nuk ka mbetur me c’te vjedhin nga e sotmja e Vlores, po vjedhin nga e ardhmja e saj duke i vene mbi kurriz borxhet e ketyre investimeve!

Rroft aeroporti dhe mos harroni, bulierat i keni blere me leket e xhepit, pompat e ujit po me leket e xhepit, ujin per te pire e blini ne dyqan me gjithe tvsh, po me leket e xhepit, gjithashtu si per kujtese duhet te dini se per ujesjellesin e Vlores jane investuar 26 milione euro qe edhe une si edhe ju te ngazellyerit u’a paguajme koston e nuk ju shohim hajrin!

Si perfundim me lejoni te qesh me te madhe me ngazellimin e budallenjve dhe te qaj per fatin e keq te atyre qe paguajne kostot e ketyre maskaradave dhe nuk kane fuqi te ndihen!

Share: