Home KRYESORE A të pëlqej? … Nga Anne Sexton

A të pëlqej? … Nga Anne Sexton

0

Përktheu  Elona Caslli

 

A të  pëlqej?

Asnjë përgjigje.

Heshtja kërceu dhe  ra nga gjuha e tij

dhe u ul midis nesh

dhe mbushi grykën time.

Heshtja theri besimin tim.

Shqeu cigaret nga goja ime.

Shkëmbyem fjalë të verbra

dhe unë nuk qava,

nuk u luta,

por terri mbuloi veshët e mi,

terri shpoi zemrën time

dhe diçka  që më parë  kish qenë oksigjen i butë

u shndërrua në  sobë gazi.

Share:
Reklama juaj