Home KRYESORE Tritan Shehu i shkruan ministrit te jashtëm Ditmir Bushati: Per votën Kundër...

Tritan Shehu i shkruan ministrit te jashtëm Ditmir Bushati: Per votën Kundër SHBA dhe jo vetëm…

0

Po ju shkruaj publikisht disa radhe ne pamundesi per tju drejtuar direkt ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit per te vetmen aresye sepse ju keni evituar te shkembeni mendime me ate, edhe mbas kerkeses unanime te atij institucioni presigjioz. Kjo ka ndodhur per ceshtje thelbesore te politkes se jashteme, konkretisht per maredheniet e rendesishme me Greqine, si dhe ne lidhje meqendrimin tuaj negativ ndaj vendimit te Presidentit Trump per te transferuar ne Jeruzalemin Perendimor ambasaden amerikane, bazuar kjo ne nje rezolute te Kongresit amerikan te 1995. Ne fakt ne kete publikim do te perqendrohem ne ceshtjen e dyte, per te paren do tju shkruaj me tej, nqs ju nuk do te nderroni qendrim ndaj atij Komisioni.

Qe ne fillim desheroj tju perseris ate qe jua thashe ne seancen plenare te Kuvendit, se ju dhe Qeveria qe perfaqesoni, me atoakte te denueshem votimi e keni vene ne nje pozite shume te veshtire Shqiperine, Kosoven, shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve e kudo ku ata jetojne, se pari perpara mbeshtetesit tone te madh dhe thelbesor, ShBA-se. Sic duket ju keni “harruar” se arritjet e mahniteshme qe kombi i yne ka kapur ne keto 25 vitet e fundit, arritje qe asnje popull ne rruzull nuk i ka prekur ne kete hark kohor, jane te lidhura pazgjidhmerisht me mbeshtetjen e pa kufije qe ai vend, simbol i vlerave universale,na ka dhene. Se dyti, e njejta situate eshte krijuar per ne edheperpara cdo shteti, kombi, qeverie per te cilet ka vlere mirenjohja, besnikeria, qendresa. Te jeni i bindur se tashme qeverine tuaj nuk e besojne me edhe ata, qe ndoshta ju shtyne apo ju “keshilluan” per ato votime mosmirenjohese e devijimi.Ndersa per ate se si i konsiderojne qendrimet tuaja ShBA-te, nuk me takon mua tjua qartesoj, ate e kane artikuluar pa ekuivokeparalajmerimet ne vigjilje te Presidentit Trump dhe te Ambasadores Haley, te cilat Qeveria jone nga megallomania, aventurizmi politik apo dicka tjeter i hodhi ne kosh. Me tej per tu bindur mjafton te lexoni edhe cfare DASh apo Haley publikuan mbas votimit ne OKB.

Natyrshem me duket e kote mbas ketyre qe parashtrova tju pyes se perse ju nuk moret ne konsiderate ate cfare ju eshte thene ne seancen plenare te Kuvendit mbas implikimit tuaj te gabuar e te pa nevojshem ne OKI (Organizata e Kombeve Islamike), pse nuk erdhet ne Komision e pse anashkaluat Presidentin! Keshtu ne kete spirale negative qeveria juaj i perseriti keto akte absurde dy here, ne nje distance te shkurtet kohore, ne OKI e me tej duke bere gabimin fatal ne Asamblene e OKB. Kjo duhet te analizohet ne nje kontekst me te gjere te veprimeve te Qeverise suaj, ne qendrimet rajonale, me fqinjet, ne partneritet strategjike, ne afektimin e maredhenieve tona nderkombetare nga Kanabisi e Heroina etj, qe jane larg interesave tona, rruges sone drejt Perendimit.

Pra ceshtjet qe une do te desha te ballafaqoja me ju Zoti Minister jane te shumta, shqetesuese jo vetem per politiken tone, te ardhmen tone europiane, si te vetmen alternative historike qe ne kemi, por edhe per partneret tane strategjike Perendimore, perfshi ketu ShBA, por jo vetem, te cilet me shume apo me pak ndjejne edhe konkretisht e realisht peshen e problemeve tona,qofte dhe direkt ne territorin e tyre, mbi stabilitetin e tyre.Sidoqofte nga i gjithe ky mori problemesh qe keni krijuar ne keto 4,5 vite qeverisje une dua sot ta vazhdoj kete shkrim me njerin prej tyre, i lindur tashti se fundmi nga gafat e mesiperme te politikes suaj te jashteme, me nje domethenie te madhe politike e perkatesie:

– Zoti Minister, ju si Qeveri e Shqiperise vertet e njihniJeruzalemin Lindor si Kryeqytet te Palestines dhe jo se paku ate Perendimor te Izraelit!? Ju deklaroni se jeni per dy shtete te lira ne ate Rajon, Izraeli e Palestina, gje qe eshte thellesisht e drejte, e vetmja zgjidhje afat gjate per ate konflikt tragjik. Kjo ka qene qe prej vitit 1992 linja e mencur e vendit tone, pavaresisht nga ngjyrat e qeverisjes te ne, e bashkengjitur kjo me vendosmerine per te ndjekur hap mbas hapi politiken zyrtare amerikane aty, si te vetmen garant per paqen e stabilitetin ne ate rajon te komplikuar, larg nesh e dimensioneve tona. Dhe kete linje esenciale per ne, ju e shkelet pa asnje konsulte te brendeshme, duke shkuar keshtu drejt reminishencave tona te diktatures. Pergjegjesi juaja e madhe kjo! E keni bere kete nga pa dituria e institucionit tuaj, nga protagonizmi absurd i Rilindjes, apo per “interferenca” te tjera, kjo ngel per tu diskutuar e vezhguar. Por nje gje eshte e sigurte, ju keni shkelur ne nje “derrase te kalbur”, duke rrezikuar rende interesat tona kombetare te pergjitheshme. Ju Zoti Minister duke miratuar Rezolutat ne OKI shkoni shume larg. Ne nenin 6 te tyre kerkoni te perjashtoni ShBA si interlokutor nga ai Rajon, gje qe kurre as mund te ndodhe dhe as eshte kerkuar e as mund te kerkohet nga Brukseli mbas te cilit fshiheni. Me poshte, me Nenin 8 te po atyre Rezolutave, “ngateroheni” edhe me keq. Ju vendosni te njihni si Kryeqytet te Palestines Jeruzalemin Lindor, nje ceshtje kjo e “komplikuar” edhe per vete faktin e perkatesise aktuale te asaj pjese, per te cilen edhe BE nuk ka dhene asnje konsiderate.Me tej ju beheni pjese e thirrjes per te vendosur aty perfaqesite diplomatike ne ate vend e angazhoheni per te lobuar per kete qellim. Nga ana tjeter me aprovimin e atyre Rezolutave ju i “hiqni” te drejten ShBA-ve per te cuar ambasaden e tyre ne pjesen Perendimore te Jeruzalemit, ku jane institucionet kryesore te Izraelit, duke mos e pranuar keshtu “de facto” edhe ate pjese per Kryeqytet te tij.

Ngaterese e madhe kjo per “shpatullat” e Qeverise suaj, qe fatkeqesisht me tej rendohet sa nje mal, gje qe une ju kisha paralajmeruar. Mbas votes ne OKI ju votuat ne Asamblene e OKB pro ndaj nje tjeter Rezolute, qe godiste pikerisht ate vendim te nje vendi sovran, ShBA (mund te mos votonit fare apo te abstenonit sic bene edhe disa vende te BE; ne fakt duhej vota negative nga ne). Pra keshtu ju rikonfirmuat edhe ne ate instance te larte qendrimin e dyte, per te mos njohur Jeruzalemin a pjesen Perendimore te tij si Kryeqytet te Izraelit. E perseris, vetem pak dite me pare ne OKI duke miratuar Rezolutat ju njohetJeruzalemin Lindor si Kryeqytet te Palestines dhe beni thirje ne ate per vendosjen aty te perfaqesive diplomatike ne ate vend!Ceshtje thelbesore kjo, per te cilen duhet te qartesoni jo vetemKomisionin, por edhe opinionin publik e partneret tane. A mos valle keshtu po cbehet te qeveria juaj edhe koncepti i dy shteteve me dy kryeqytete aty, duke “harruar” Izraelin? Nqs jo, tashme qe njohet Jeruzalemin Lindor si Kryeqytet te Palestines, cili duhet te jete sipas jush Kryeqyteti i Izraelit? Duhen pergjigje per ketedhe per hapat e metejshme qe do te ndiqni.

Megjithate tashme qe keni “shkuar kaq larg”, Z.Minister une po ju keshilloj nje rruge dalje pragmatike; e kuptoj, nuk eshte idealja. Ne Kuvend, mbas fjales sime, ju thate neper dhembe se nuk i keni miratuar Rezolutat e OKI. Ne fakt formalisht nuk eshte ashtu, se miratimi i tyre ndodhi automatikisht nga prezenca pa objeksione e Ambasadorit tone ne ate Konfrence e Samit (per te mos permendur fjalen e tij….para Ministrave te Jashtem te atij organizmi). Sidoqofte edhe nje distancim i tanishem publik nga Rezolutat e OKI, ndoshta mund te jete nje rruge dalje per ju, duke “sakrifikuar” Ambsadorin tone ne Ankara, nen argumentin qe ishit te “pa pregatitur” ne Tirane. Ndersa per voten kunder ShBA-ve ne Asamblene e OKB nuk shoh asnje rruge dalje te tille. Ceshtja ishte bere publike qartesisht. Presidenti i ShBA-vee Ambasadorja e tij aty ishin shprehur pa asnje lekundje per te mos e votuar ate Rezolute, ne fakt jua kishin kerkuar me insistim mbeshtetjen. Jam i bindur qe edhe Ambasadoren tone aty ate dite votimi te “pa bese”, “Tirana” e ka vendosur ne nje nje pozite shume te veshtire, jo vetem ndaj aleatit tone te madh, por edhe ndaj ndergjegjes se saj.

Sidoqofte tashti ju Z.Minister, ose me mire z.Kryeminister,duhet te sqaroni pozicionin zyrtar te Qeverise sone se paku per Kryeqytetet e Palestines e Izraelit, kjo mbas dy votimeve krejt te gabuara qe realizuat ne OKI dhe ne OKB. Dhe dicka e fundit, do tju kerkoja te mos bini viktime e “keshillave” te ndonje prej vartesve tuaj, qe duke mos arritur te sintetizoje, deklaron ne media se Ministri apo Ministria e Jashteme nuk eshte e detyruar te konsultohet me Komisionin e Jashtem te Kuvendit!! Ju lutem, mesojani atyre, sic kam bere une, se ne demokraci e vecanerisht ne nje diplomaci te tille, ka edhe disa norma te pa shkruara, qe shpesh vlejne me shume se ligjet vete.

Sinqerisht,

Tritan Shehu

N\Kryetar i Komisionit te Jashtem te Kuvendit.

Ish Minister i Jashtem.

 

Share:
Reklama juaj