Home KRYESORE Trump flet për takimin mes Koreve: Shpresojmë të shkojë mirë

Trump flet për takimin mes Koreve: Shpresojmë të shkojë mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se ai shpresonte që bisedimet e reja mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të zgjerohen “përtej Lojërave Olimpike” dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë “në kohën e duhur”.

Presidenti Trump në një konferencë të pazakontë për shtyp nga rezidenca presidenciale në Camp David, ku po takohet me ligjvënës republikanë tha në lidhje me bisedimet e ardhshme ndërmjet Seulit dhe Phenianit se “shpresoj që të shkojnë mirë”.

“Do të dëshiroja t’i shikoja duke u zgjeruar përtej Lojërave Olimpike. Dhe në kohën e duhur, do të përfshihemi”, shtoi ai.

Koreja e Veriut pranoi ofertën e Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë rreth Lojërave Olimpike. Bisedimet do të zhvillohen më datë 9 janar në fshatin e armëpushimit, “Panmunjom”, në zonën e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve. /360grade.al

Share: